Kush ishte Aleksei Navalny, rivali i betuar i Vladimir Putin

16 Shkurt, 18:19| Përditesimi: 16 Shkurt, 18:29

  • Share

Tirane-  Aleksel Navalny konsiderohet figura më e shquar politike opozitare në Rusi.Si kritik i zëshëm i Kremlinit i bëri ballë sulmeve fizike, helmimit, arrestimeve e gjyqeve gjatë përpjekjeve të tij për të vanë në pah korrupsionin në Rusi dhe sfiduar presidentin Putin. 

Lindi në vitin 1976 në qytetin e vogël Bytyn, afër Moskës. Ai u arsimua si jurist dhe ekonomist, por hyri në politikë në vitin 2008, duke krijuar fondin e tij kundër korrupsionit, tre vjet më vonë. Navalni njihej për aftësitë e tij oratorike dhe përdorimin e teknologjisë për të promovuar rezultatet e hetimeve të tij, me qëllim përhapjen e asaj që ai e quajti “Rusia e mrekullueshme e së nesërmes”.

Navalny u bë i njohur si kritiku më i hapur i Kremlinit të Rusisë, pasi drejtoi një seri hetimesh kundër korrupsionit ndaj anëtarëve kryesorë të elitës ruse. Ekspozimi që bëri në vitin 2017 i stilit të jetesës luksoze të Dmitry Medvedev, një ish-president dhe kryeministër, çoi në protesta masive. Dhe një hetim mbi një “pallat sekret” luksoz në bregun e Detit të Zi të Rusisë, që supozohet se është në pronësi të Putinit, rezultoi në një valë indinjate në të gjithë Rusinë në vitin 2021.

Navalny u përpoq të kandidonte kundër Putinit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, por u ndalua të hynte në garë për shkak të një dënimi të vitit 2014 për përvetësim, të cilin ai e mohoi kategorikisht si të sajuar për ta mbajtur atë jashtë politikës.

Gjatë një udhëtimi në Rusi në gusht 2020, Navalny u helmua me një agjent nervor ushtarak, për të cilën ai fajësoi drejtpërdrejt Putinin. Navalny mbijetoi pasi familja e transferoi për kurim në Gjermani. Kremlini mohoi çdo përfshirje në helmimin e tij, I dënuar nga perëndimi dhe çoi në një tendosje të mëtejshme të marrëdhënieve me Rusinë. Navalny u kthye në Rusi në fillim të vitit 2021, kur u dënua me 2 vjet e gjysmë burg për shkelje të lirimit me kusht.

Navalny u gjykua me akuza të reja për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës dhe u dënua me nëntë vjet të tjera burg. Në gusht 2023, ai u dënua me 19 vjet të tjera në një burg penal të sigurisë maksimale me akuza për ekstremizëm, në atë që aleatët e tij dhe komuniteti ndërkombëtar e quajtën një fushatë të Kremlinit për ta mbajtur të burgosur përgjithmonë.

Navalny i mohoi të gjitha akuzat kundër tij, duke i konsideruar ato si të motivuara politikisht. Por edhe në burg, Navalny vazhdoi të sfidonte Putinin. Ai lëshoi ​​deklarata kundër Kremlinit përmes avokatëve të tij dhe foli hapur kundër veprimeve të qeverisë ruse në Ukrainë

Në një intervistë me NBC News në vitin 2021, Putin tha se nuk mund të garantonte se Navalny do të dilte i gjallë nga burgu. Navalny u cilësua si i burgosur i ndërgjegjes nga Amnesty International në vitin 2021, me SHBA dhe qeveri të tjera që bënë thirrje për lirimin e tij. Ai ka fituar cimin Sakarov nga Parlamenti Evropian si mbrojtës I të drejtave të njeriut. Navalny ka lënë pas gruan e tij, Julia, vajzën Daria dhe djalin Zahar.

Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, e ka fituar Çmimin Sakharov, një shpërblim prestigjioz që ndahet nga Parlamenti Evropian për mbrojtësit e të drejtave të njeriut. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?