Charlie Kirk me gruan dhe fëmijët

Bota

Kush ishte Charlie Kirk, influencuesi i Maga-s që u vra në Utah: Kishte miliona ndjekës dhe miqësia e tij me Trump

11 Shtator, 10:52| Përditesimi: 11 Shtator, 10:57

  • Share

Kur u përhap lajmi se dikush kishte qëlluar mbi Charlie Kirk, në Shtëpinë e Bardhë fytyrat e anëtarëve shumë të rinj të stafit ishin të tronditur. Shumë prej tyre e njihnin mirë. Për presidentin Trump ai ishte një mik, siç tregoi edhe mesazhi që publikoi në rrjetet sociale duke njoftuar vdekjen e një personi "legjendar". Flamuri u ul në gjysmështizë.

Një figurë që tërhiqte turma në rrjete dhe në sallat e takimeve

Vrasja e tij është një moment sizmik në politikën amerikane. Ishte i ri, 31-vjeçar, por kishte një ndikim të jashtëzakonshëm. Ishte një lloj influencuesi i djathtë, i aftë të tërhiqte turma të mëdha në rrjete sociale (për shembull mbi 7,5 milionë ndjekës në Instagram dhe 7 milionë në TikTok) dhe me podcast-et e tij, por edhe në prezencë fizike. Një ditë mund të ishte bërë kandidat presidencial.
Ai themeloi Turning Point, një organizatë politike të djathtë, në vitin 2012, në vetëm 18 vjeç, e cila u bë pikë referimi për të rinjtë: në të bëjnë pjesë 250 mijë studentë universitarë dhe të shkollave të mesme. U bë milioner me podcastet dhe librat, ndër të cilët "Doktrina MAGA". Vetëm në vitin 2023 mblodhi 92 milionë dollarë nëpërmjet donacioneve dhe hodhi para e vullnetarë në shtetet vendimtare — duke nisur nga Arizona e tij — duke kontribuar në rizgjedhjen e Trump. Ishte mik i djalit të presidentit, Don Junior, i cili në galanë e organizuar nga Turning Point për inaugurimin e Trump (me 1500 të ftuar dhe bileta nga 5000 deri 15000 dollarë) e përshkroi si "një nga yjet e vërtetë rock të lëvizjes sonë".

Zëvendëspresidenti J. D. Vance e mori me vete në Groenlandë. Dhe Kirk i dha këshilla Trump-it mbi përzgjedhjen e ministrave, duke u zhvendosur për dy muaj në Florida gjatë tranzicionit bashkë me gruan e tij Erika, ish-miss Arizona, vajzën 3-vjeçare dhe djalin njëvjeçar. Nuk kishte hezituar së fundi të shprehte ndonjë kritikë ndaj republikanëve "shqiponjë" që këshillonin ndërhyrje në Iran apo mbi menaxhimin e çështjes Epstein, por shpejt u rirreshtua me zgjedhjet e Trump.

Kirk në Milwaukee: "Republikanët kanë gjetur Kennedyt e tyre"

Natën e fundit të konventës republikane, verën e kaluar, iu afruam nën skenën e Milwaukee ku sapo kishin dalë Trump, Melania dhe gjithë klani. Kirk i tha Corrieres se republikanët më në fund kishin gjetur Kennedyt e tyre. "Këto janë zgjedhjet e TikTok dhe të podcasteve", tha ai. "Në çdo zgjedhje e kuptojmë se votuesit konsumojnë lajmet ndryshe. Në vitet 2008-2012 ishin rrjetet sociale, në 2016 specifikisht Twitter dhe Facebook, tani ka një ribalancim: të rinjtë konsumojnë më pak mediat tradicionale, më shumë podcaste dhe intervista të gjata. Dhe mendoj se konservatorët janë më përpara, demokratët ranë në gjumë në timon duke menduar se të gjithë ndjekin CNN".

Kirk tha gjithashtu: "Përpiqem të jem sa më provokues të jetë e mundur, sepse gjëja që më shqetëson më shumë është kur njerëzit janë dakord me ne por qëndrojnë në shtëpi dhe nuk shkojnë të votojnë". Kritikët përdornin pikërisht atë fjalë, provokues. Mbështetësit admironin aftësinë e tij për të debatuar me këdo në aktivitetet e tij në kolegje, si ai i djeshmi në Utah, i cili parashikonte një takim me titull "Provo që kam gabim", ku ai ftonte pjesëmarrësit ta kundërshtonin mbi tema si imigracioni dhe aborti. Merrnin pjesë studentë të majtë e të djathtë: debate me miliona shikime në TikTok. Por ai kishte marrë kërcënime dhe kishte eskortë. Mbi 6.800 persona kishin firmosur një peticion në change.org duke u përpjekur të shmangnin që Kirk të fliste në atë universitet në Utah./Corriere della sera

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 11/09/2025 11:03

    Hajnija dhe politika do ta haj koken nje dite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?