SKEDA/ Kush ishte Qazim Mulleti i vërtetë, ish prefekti i Tiranës! Nacionalist që u përndoq nga diktatura, student me medalje ari dhe njohës i 8 gjuhëve të huaja

25 Gusht 2023, 15:19| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 16:27

  • Share

Qazim Mulleti i vërtetë, jo personazhi në komedinë “Prefekti” sipas artit të diktaturës, është një personazh i pazakontë në historinë e qytetit të Tiranës. Kryetar bashkie i Tiranës nga viti 1939 deri në vitin 1940 dhe prefekt i saj nga 1942-1944. Ai nuk ishte vegël e italianëve, apo zyrtari qesharak që drejtonte Tiranën në atë kohë sipas komedisë.  Qazim Mulleti i vërtetë lindi në lagjen “Sulejman Pasha” në Tiranë, më 20 dhjetor 1893. Prefekt i Tiranës gjatë pushtimit fashist, studimet e para i kreu në Manastir, gjimnazin në Janinë kurse studimet e larta në kolegjin perandorak “Gallata Saraj” të Stambollit, me medalje ari.

 Ai ishte poliglot. Dinte turqisht, osmanissht, arabisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, latinisht, serbokroatisht dhe greqisht. Hobi i tij ishte hipizmi, koleksionimi i suvenireve, – ku në shtëpinë e vet, një kat e kishte shndërruar në muzeum të posaçëm, – si dhe patinazhi në akull. Në 1912-ën, bashkë me shumë studentë të tjerë shqiptarë merr pjesë në ngritjen e flamurit në Tiranë dhe Vlorë. Në 1914-ën është një ndër katër adjutantët e Princ Vidit. Largohen së bashku në Vjenë, ku jetoi aty deri në vitin 1920, dhe mbulonte rajonin e Ballkanit.

Në vitin 1920 merr pjesë në Kongresin e Lushnjës. Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës u pengua të hynte në Durrës, ku kishte destinacionin për të ushtruar funksionet e saj, pasi Kongresi e kishte zgjedhur Kryeqytet. Me ndërhyrjen e dajës së Qazimit, Mytesim Këlliçit, Abdi Toptanit dhe Qazim Mulletit, qeveria u vendos provizorisht në Tiranë. Shumë patriotë të Tiranës hapën shtëpitë e tyre në dispozicion të qeverisë së re. Një shtëpi e Mulletëve u bë Ministria e parë e Bujqësisë. Më vonë Qazimi mbron dhe argumenton pse Tirana duhet të ishte Kryeqytet i Shqipërisë, de jure në vitin 1925. Në shtator të 1920, është Komandant i Forcave Vullnetare kundër Serbisë. Më 25 Prill – 3 maj 1921, ai merr pjesë në Kongresin për Bashkimin Kombëtar në Vlorë, si përfaqësues i Tiranës. Në Qeverinë e Sulejman Delvinës dhe Fan Nolit, pati një detyrë të rëndësishme, si prefekt në Dibër. Mbas dështimit të Revolucionit largohet nga Shqipëria.

Në fillim vendoset në Zara të Jugosllavisë, ndërsa më vonë në Vjenë, ku ndenji si emigrant politik deri në vitin 1931. Kur ishte në Vjenë, pikërisht në vitin 1929, ai martohet me Hajrie Kusin, me të cilën pati vetëm një djalë. Reshiti, bashkë me të ëmën, Hajrien, vuajtën për 45 vjet në kampet e përqendrimit të Tepelenës, Savrës, Gradishtit, Porto Palermos, etj. Zj.Hajrie vdiq në 1980, në kampin e përqendrimit në Savër. Qazimi kishte vdekur shumë më përpara në moshën 62 -vjeçare, më 28 gusht të vitit 1956, afër Romës ku jetoi si emigrant politik. Nga Qeveria Demokratike e Shqipërisë, në vitin 1945 i është kërkuar shteteve të mëdha të koalicionit antifashist anglo-sovjeto-amerikan, që ky person të gjendej dhe të gjykohej për krime.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Reno: 27/08/2023 21:59

    Mund te kete qene ekselent ne mesime, shume i pergatitur, por fakti qe u kthye ne Shqiperi me pushtimin Italian, per tu sherbyer atyre, si regjent e ben bashkepuntor te nje nga ideologjive me barbare qe ka njohur njerezimi, per me teper regjent te nje fuqie pushtuese, aneksuese sic ishte Italia e Musolinot dhe Viktor Emanuelit! Pasi iken italianet Qazimi Mulleti e vazhdoi regjenturen e tij ne sherbim te nazizmit gjerman! Nuk mund te kete asnje justifikim e eshte totalisht ofenduese per kombin tentativa per rehabilitim te figures se tij! Nderi i Tirones, nuk mund te lidhet me figura pjesemarrese ne krime kunder njerezimit! Jemi kundra komunizmit, por kjo sdo te thote, qe te behemi aleate e te mbrojme fashizmin!

    Përgjigju
    • RAFAEL KUMARAKU: 02/09/2023 06:14

      QAZUA, KISH MBARUAR DHE SHKOLLEN E SHEJTANIT, JA KENI MOHUAR, EPO NJI MUT MUTI ISHE ,MOS E BENI TRAGJIKE KA QENE DHE SAHANLEPIRES SI KACIA E SAFETIT. komedia PREFEKTI ESHTE E SAKTE DHE E VERTET. UNE MENDOJE QE HALES POSHT SHESHIT SKENDERBEUT ATJE KU BENE SHURREN KALI ,I VINI EMRIN E QAZIMIT.

  • Iris: 27/08/2023 03:58

    /Kasem/,pershendetje! Te jap dy shembuj:Koci Xoxe i kohes se Xhaxhit,vete Enveri pa diplome,per te mos folur per shume te tjere poshte zinxhirit shteteror e administrativ ne kohen e diktatures dhe ne demokraci, ai gjyqetari qe i dha vulen e PD Saliut,Zhukri ne mos gaboj.Cfare ishte para se te katapultohej si gjykates? Ne fakt cfare kane qene shume gjyqetare qe u graduan si te tille me kursin 6 mujor te plepave,kur normalisht duhen 4 vjet qe te quhesh i tille?

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 26/08/2023 10:48

    O Iriq,ku i gjetet teneqexhijte ti.Me thuaj nje.Pastaj beju publike dosjen dhe diplomati e arsimit.Dhe ne shkolla Jo si shkollat e Shqiperise pas 1990 qe te bene Ty ,Iriq.

    Përgjigju
  • Maks: 26/08/2023 08:34

    Gjith bota i ndoqi kush bashkpunoi me fashizmin apo nazizmin Tani ju neonazistet e rinj e quani patriot dha anti komunist

    Përgjigju
  • Zylo Kamberi: 26/08/2023 07:55

    Lavdi fashistit me medalje ari,te persekutuar nga zogu si emigrante politik te Musolini,Miku i Man kukaleshit,shefit te spiunazhit ne kuesturen e Tiranes.Madje lavdia e ketij te dytit rritet sepse ne shtepine e tij pa' ndenjur tre dite e tre net Miku i tij Mehmet Shehu.

    Përgjigju
  • Iris: 26/08/2023 04:01

    Qe ishte me kulture e me diplome dhe qe kishte marre pjese ne disa nga momentet kryesore te hist.te Shqiperise nuk mohohet,ashtu si nuk mohohet fakti qe morri rrogen e pushtuesit dhe nuk kishte nje pune te rendomte perkthyes,apo sekretar,por u caktua kryetar bashkie dhe prefekt,dhe jo ne nje zone te humbur, por tamam ne kryeqytet! Cfare meritash duhet te kesh qe te te zgjedhin ne nje post te tille? Te thuash erudit e i shkolluar,kjo eshte vetem nje arsye,ne te fundit italianet dhe gjermanet nuk ishin budallenj e te benin nepunes te larte karrociere e teneqexhij sic kane vepruar rendom politikanet tane ne pushtet duke filluar nga komunizmi e deri te demokracia.Joo,kombet e Mikelanxhelos,Makiavelit,Hegelit,Niches e Bethovenit e sa e sa figurave te tjera qe qyteteruan boten,dinin te zgjidhnin.Por duhej dhe dicka tjeter ekstra-besnikeria ne sherbim.Shembuj te politikes se sotme ka plot-Xoxe,Shehu,Noka,Spiropali.E bere nga nepunes e politikane vendas per liderin e rradhes ne parti e ne vend,eshte cerek besnikeri brenda llojit,cerek servilizem ,cerek patriotizem dhe cerek interes e idealizem;e bere ndaj pushtuesit,te gjitha ato qe numerova me lart qendrojne,me perjashtim te patriotizmit,qe zevendesohet me tradheti.Nuk mund t'a justifikosh si sherbim ndaj atdheut,sherbimin ndaj pushtuesve.Bota perendimore ka nje emer per kete lloj sherbimi-kolaboracionizem.

    Përgjigju
  • veri: 25/08/2023 16:00

    patriotet shqiptare si qazimi vdiqen ne emigeacion.nga rregjimi i poshter komunist.. .

    Përgjigju
    • Llogaria: 25/08/2023 16:43

      Nga 1924 ne 1939 e paska mbajtur Zogu ne emigracion. Enveri e ka mbajtur nga 1944 ne 1956. I bie qe Naltmadhnia e ka persekutuar me gjate.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?