Armela Hyseni

VIP & Spektakël

Kush ja mori burrin Armelës? Ish-banorja e BB: Më bëri një nder (Foto)

7 Korrik 2018, 10:44| Përditesimi: 7 Korrik 2018, 10:53

  • Share

Me siguri ju kujtohet Armela Hyseni, bukuroshja që ishte pjesë e Big Brother në sezonin e fundit. Ajo ra në sy për hiret e saj dhe për trupin me forma që e karakterizon. Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Armela bëri disa ndërhyrja në pamjen e saj të jashtme, pasi shpesh ishte shprehur se nuk i pëlqente hunda e saj.

Ish-banorja është ‘arratisur’ këtë verë në ishujt Marbella në Spanjë. Në profilin e saj në Instagram është parë teksa poston foto me pamje mjaft të bukura ekzotike. Por ndërmjet tyre, ish-banorja ka shkruar: Nëse një vajzë tjetër është e aftë të të marrë burrin, po të bën një nder.

(Foto e postuar nga Armela Hyseni në Instagram)

Për çfarë ta ketë fjalën brunja bukuroshe? Mos vallë dikush i ka marrë të dashurin?! Herën e fundit Armela u fol të ishte në një lidhje me reperin Escobars, por të dy e mohuan këtë gjë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?