Foto ilustruese

Kush janë 4 përfitimet që sjellë leximi i librave?

14 Korrik, 15:54| Përditesimi: 14 Korrik, 15:59

  • Share

Leximi i rregullt mund të jetë veçanërisht i dobishëm kur hyjmë në moshën e mesme dhe në vazhdim.

“Si truri ynë, ashtu dhe zemra apo muskujt tanë, nëse nuk i përdorim, ne i humbasim ato,” thotë terapistja e traumës Christine Gibson.

Por, cilat janë avantazhet që sjellë leximi i librave?

Më pak stres
Leximi mund t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të largoni vëmendjen nga streset e përditshme duke ngadalësuar rrahjet e zemrës dhe duke qetësuar muskujt tuaj. Sipas një studimi nga “University of Sussex”, leximi për vetëm gjashtë minuta mund të zvogëlojë nivelet e stresit deri në 68%.

Forcon kujtesën
Një studim në neurologji zbuloi se leximi, së bashku me forma të tjera të aktivitetit njohës,forcon kujtesën dhe ul rrezikun e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit.

Gjumë më i mirë
Sipas një studimi njerëzit që lexonin bënin gjumë më të mirë krahasuar me ata që nuk lexonin libra.

Një zemër më e shëndetshme
Leximi i diçkaje humoristike apo një romani dashurie është një ilaç i mirë për zemrën. Studimet tregojnë se një e qeshur më shumë ul ndjeshëm rrezikun e problemeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?