Pas një beteje 10 vjeçare me drejtësinë shqiptare, Dritan Dajti i akuzuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda për 5 vrasje, një plagosje, armë mbajtje pa lejë, falsifikim dokumentesh dhe vulave si dhe mbajtjes pa lejë të uniformës, ka arritur të fitojë atë që ka kërkuar përgjatë gjithë kësaj kohe. Dajti është dënuar përfundimisht me 25 vite burgim (Lexo të plotë) për vrasjen e katër policëve dhe ekzekutimit të Ledjon Mara që ishte në makinë me Dajtin, mesditën e 7 gushtit 2009.
I pandehuri arriti të stoponte për disa vite me rradhë procesin gjyqësor në Apel, dhe disa herë Këshilli i Lartë i Drejtësisë formoi trupa gjyqësore nga gjykatat e Apelit në Rrethe, pasi gjyqtarët e Krimeve të Rënda ishin ezauruar me këtë ëështje. Një nga oficerët e Krimeve të Rënda Petrit Gjeçaj pas vendimit të dhënë nga gjykata e Apelit, që dukshëm favorizon Dritan Dajtin ka shkruar një status në Facebook “…vetëm drejtësi nuk mund të quhet pranimi i gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtin, i cili vrau 4 oficerë policie në krye të detyrës...TUUURP e Faqe e ZEZË...”
Shqiptarja.com mëson emrat e pesë gjyqtarëve që vendosën të dënojnë me 25 vite burgim Dritan Dajtin, duke prishur kështu vendimin me burgim të përjetshëm të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë. Kryetar i trupit gjykues në procesin gjyqësor kundër Dajtit ishte Fuat Vjerdha, i cili rezulton të jetë dhe kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër. Ndërsa dy anëtarët Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolli, janë gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër. Pesëshja e gjyqtarëve plotësohej dhe me dy gjyqtarë të tjerë Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të Apelit në Vlorë.
Gjyqtari Damini është bërë në disa raste objekt i inspektimit të ministrisë së Drejtësisë, ku vetëm në një rast ka liruar nga qelia Arben Gropën allias Vangjel Zijaj, i dënuar me 32 vite burgim në itali për trafik droge. Ndërkohë gjyqtari tjetër i Vlorës i përfshirë në procesin penal kundër Dajtit, Petrit Aliaj, rezulton ti ketë dalë emri dhe në dosjen kundër Klemend Balilit, të cilin prokuroria po e heton për pastrim të produkteve të veprës penale.
Hetimi pasuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i nisur në kuadër të ligjit Antimafia ndaj të shumëkërkuarit Klement Balili ka vendosur nën prozhektor edhe një gjyqtar të Gjykatës së Apelit të Vlorës. Gjatë një hetimi paralel të vitit 2015, gjyqtari Petrit Aliaj deklaroi se kishte punuar si konsulent ligjor për vëllezërit Balili dhe ishte paguar 47 mijë dollarë prej tyre. Të dhënat e deklaruara nga gjyqtari Petrit Aliaj dhe aktet hetimore që lidhen me burimin e kësaj pagese pritet të bëhen pjesë e dosjes së hetimit pasuror për familjen e Balilit.
Trupi gjykues i Dritan Dajtit
Kryeatri Fuat Vjerdha
Anëtar Lindita Hoxha
Anëtar Aleks Nikolli
Anëtar Petrit Aliaj
Anëtar Skender Damini
Akuzat për Dritan Dajtin
a)- “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj punonjësit të policisë Fatos Xhani.
b)- “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj punonjësit të policisë Sajmir Duckollari.
c)- “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj punonjësit të policisë Altin Dizdari.
d)-“Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj punonjësit të policisë Kastriot Feskaj.
e)-“Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave me pasojë vdekjen e shtetasit Ledjon Mara dhe plagosjen e shtetasit Fatjon Shamku,
f)-“Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
g)“Falsifikimi i dokumentave” në bashkëpunim duke falsifikuar dhe përdorur dokumentat e mjetit tip Volskëagen Touareg me trg Cr 535 FR.
h)“Falsifikimi i vulave, dhe i stampave ose i formularëve” duke falsifikuar dhe përdorur tre dokumenta policie.
i)-“Mbajtja pa të drejtë e uniformës” duke mbajtur dokumenta dhe shenja dalluese të policisë së shtetit.
dajti nuk I kap 3 vjet eshte I semure dhe I paralizuar
PërgjigjuKeto jane produkti i kriminelit Berisha Plepat.
PërgjigjuTurp turp turp, presidenti, ambasadat, min drejtesise te hetojne kete vendim dhe keta gjyqtare
PërgjigjuPo si more te trashe mendoni se kane bythe ta lirojne gjyqtaret per vrasjen e 4 policeve...ah mortja sa te trashe...
PërgjigjuLirimin e Dritan Dajtit ka 2 vjet qe e ka thene Sali Berisha. Synimi i kesaj qeverie vetem lirimi krimineleve jane
PërgjigjuPo me Weberin ca pate?!?!?
Po ju si do benit nqs do ju vinin tju eleminonin disa tipa pa uniforme policie e te urdheruar nga lart per mision vrases.Fati desh qe ata te vrisnin njeri tjetrin se ishin nje tufe alabakesh dhe vetem punonjes policie nuk mund te quheshin.Hetimet jane manipuluar,armet jane nderruar, deshmitaret te shantazhuar, Tan Dajtin donin ta eleminonin pasi e prangosen por nje komandant burre me mend ja ka hequr armen nga koka dhe ka urdherurar te terhiqen.Canta me euro u zhduk nga vendi i ngjarjes me €150.000.Ky Petrit Gjeci qe ju e lavderoni ketu eshte nje nga keta qe ka fshehur provat dhe tani i ka hyre frika.
PërgjigjuE provofshit në kurriz tuaj!! Mos harroni se ka Rob që jeni ju robqira por ka dhe një ZOT të madh që do jua kompensoi këto që po bëni në kurriz të dhimbjes se familjarëve të oficerëve të vrarë. PLEHRA GJYQTAR.
Përgjigjupo ca thoni o popull q skeni fare iden ca behet. po cne q kur vajten ta arestonin shefat e tyre nuk dinin gje ata kishin vajt per ta vrar dritanin pavarsish q mir do benin po dhe ata oficeret njesoj si dritani ishin
Përgjigjume kete komentin qe ke bere nuk meriton te quhesh Shqipetar..
Po don zoti dhe u bie per koken e tyre dhe te familjareve te tyre ketyre *urva gjyqtareve ajo tragjedi qe u ndodhi 4 oficereve te policise. Uroj tu shtype treni i reformes o robq....
PërgjigjuE provofshin ne femijet e tyre keta gjykates te korruptuar , keta Jane kriminelet e vertete te ketij vendi
PërgjigjuFuat vjerdha kryehajdut ka miliona euro , ka liruar te gjithe kriminelet , Po shofim apo e blen vetingun
PërgjigjuSOKOL NGRESI firmosi Arben Gropen dhe favorizoi Dajtin.... Turp
PërgjigjuTamam ne kohen e duhur.Ky gjyq, eshte dhurat nga trupi gjikues,- ndqj Dajtit- ,~ per grupin e punonjesve te vetingut ,politiken shqipetare,dhe SHBA e BE~ .Doni me per drejtesin.Keto ngjarie duhet te behen shkak,per perkrahien dhe forcimin e grupit te vetingut dhe gjith institucioneve qe sherbejne ne perkrahie te vetingut.Nuk eshte e leht te percash dhe te eleminosh grupe te strukturuara fuqishem ,kriminale.
PërgjigjuFuat Vjerdha edhe vete nuk e di se cfare profesioni ka pasur para se te ndiqte Shkollen e Plepave dhe te behej gjyqtar!!
PërgjigjuPetrit Gjeçi, oficeri më trim dhe njeriu më i ndershem tek krimet e renda. Per keta njerez ka nevoj Shqiperia
PërgjigjuTurp, turp, turp. Ky vënd nuk bëhet kurr.
PërgjigjuNuk dua te hamendsoj ceshtjen ne fjal se ka shum spekullime, por Dani ai vend qe ti thua buk behet eshte vendi me i bukur ne bot. Eshte Shqipria ime ku aty kemi lindur dhe aty duam te vdesim. Fundja me mir qe ikin njerez si puna jote se ka me shum okaigjen per ata qe jan aty. Turp te vi qe flet per vendin tat ashtu. Toc kujlle
Ky vend behet dhe do te behet se zbën POR jo nga tipa si ty
Skender Damini? Tani po, po ky eshte kok e kembe i perfshir me mafjen. Ky nuk eshte gjykates eshte Super kriminel.
PërgjigjuSkënder Damini ka super shpi tek liqeni i that në Tiran. Super shpi dhe në Vlorë. Bytha e Ben Qimes
Ky Skenderi dihet boterisht qe eshte ushtari i Ben Qimes dhe madje ka prona te papara. Nje shtepi 200 mije euro e ka ke Hotel Regina ne Vlore
Po keta duhen arrestu qe sot Plepisti Petrit Sliaj kriminel qe ne 1995 ne Delvine La gllsberuar toka ne Ksamil e Berdenesh Mik me mashtruesit e Delvines