Dy banorë lanë mbrëmë shtëpinë e Big Brother. Bëhet fjalë për Albi Nakon dhe Arta Kabashin.
Albi Nako la shtëpinë pas nominimit të të gjithë djemve. Ky nominim u bë nga hapja e kutisë së Pandorës nga Sara Gjordeni. Ai ishte banori më pak i votuar nga të gjithë djemtë e shtëpisë.
Pas Albit, Arta ishte banorja e dytë që u eliminua mbrëmjen e sotme. Nga marrëdhënia e fortë që kishte krijuar me Riken, Vesën dhe Romeon, këta të fundit ‘shpërthyen’ në lot gjatë momentit që Arta la shtëpinë.
“Shumë e bukur për mua si eksperiencë, por është jashtëtokësore. Kur je brenda aty, duket që shumica e banorëve kanë hyrë në një trajnim për të pasur një sjellje të caktuar. E di që jashtë nuk mundet të kuptohet. Më shumë lojtar dhe tregon veten më pak se të tjerët? Më ka ndodhur me Ilnisën që e ka bërë personazhion e vërtet, por ka raste që tregon personalitetin e saj”, tha Arta pas eliminimit.
Ndërkohë, 3 banorë të tjerë u bashkuan lojës brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Sara Karaj, Julia Ilirjani dhe Silvi Topalli.