SPAK dhe autoritetet italiane goditën një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës. Nga 43 urdhër arreste nga Prokuroria e Bergamos, 21 u ekzekutuan në Shqipëri. Të arrestuarit janë kryesisht nga Durrësi e Tirana dhe akuzohen për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal.
Një nga kokat e bandës së kokainës ishte Emirjan Beu, një emër i njohur për autoritet shqiptare. Ai, përveç se është vëllai i Florida Beut, e cila zbuloi skandalin e korrupsionit të ish-zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda, ka ndërhyrë më herët tek prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi, për dhënien ryshfet të 2 mijë eurove për lehtësimin e masës së sigurisë të një grupi të rinjsh që u kapën me drogë. Në 30 qershor 2021, bashkë me prokurorin Karriqi u arrestuan edhe Emirjan Beu, Dritan Dedja dhe Isuf Bega.
Po ashtu në pranga ka rënë edhe Dorian Beu, djali i xhaxhait i Emirjanit. Të dy këta të arrestuar nga SPAK, janë nipat e një personazhi të fuqishëm në zonën e Durrësit me inicialet L.H. Dorian Beu rezulton të jetë aksioner me 10% në kompaninë e peshkimit, “ORGANIZATA E MENAXHIMIT TE PORTIT TE PESHKIMIT DURRES- OMPD SHPK”. Në këtë kompani është aksioner dhe Qemal Beu alias (Mali) babai i Emirjan Beut, i cili rezulton me 10 për qind të aksioneve. Mes emrave në këtë kompani është dhe Syrja Tola, i arrestuar sot nga SPAK, për trafik ndërkombëtar droge.
Në pranga ka rënë edhe Dhimitër Nina, nga Durrës i cili rezulton njëri nga pronarët e kompanisë “SPLENDID GROUP” dhe “SE&NI” në Durrës. Dy bosat e tjerë të bandës së kokainës Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Ago dhe Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago, po ashtu rezultojnë që janë njerëz të afërm të L.H.
Nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike, grupi siguronte të ardhura financiare të shumta, ku një pjesë e tyre janë investuar në Shqipëri, në biznese të ndryshme, si industirnë e peshkimit dhe ndërtimit. Bizneset kryesisht janë regjistruar me emra të familjarëve si motra, babai, nëna si e deri tek emrat të shokëve.
Kështu Florida Beu, motra e Emirjan Beut, menaxhon së bashku me vëllain e saj, një kompani peshkimi të quajtur “Adriatic Sea Transport”. Florida Beu u fut aksionere në kompani pas largimit nga 50 për qind të aksioneve të nënës së saj, Nerënxes dhe në qershor 2021 u bë pronare me 50 përqind të aksioneve tek kompania “AuraFish” në Durrës. Ajo i bleu aksionet tek biznesmeni nga Elbasani, Emiljan Leka, për vetëm 250 mijë lekë të vjetra. Motra e Emirjan Beut u bë aksione e kësaj kompanie që aktualisht e zotëron së bashku me vëllain e saj.
30-vjeçarja, e cila u dënua me 10 muaj burg, rezulton të jetë pronare dhe e një karburanti në qytetin e Durrësit. Karburanti quhet “Beu-Oil” dhe ka depozitat e naftës, brenda autoritet portual të Durrësit dhe në këtë kompani Florida ka 50% të aksioneve. Ndërsa pjesën tjetër të aksioneve e menaxhon, i afërmi i saj, Klaudio Beu. Kompania në fjalë është hapur në 7 gusht 2020 në qytetin e Durrësit.
Nga vitit 2018 Florida Beu punon edhe si avokate në qytetin e Durrësit, pasi ushtron aktivitet tregtar në një zyrë, përballë prokurorisë dhe gjykatës së Durrësit. Po ashtu rezulton se Florida Beu është pronare edhe e një karburanti tjetër në Rrashbull të Durrësit. Ky karburant është i regjistruar me emrin “Harizi Petrol” dhe zotërohet plotësisht me 100 për qind të aksioneve nga vajza 30-vjeçare Florida Beu.
Nipat e Lazes kta, nga SKRAPARI me origjin. Djem shume te mire,shikojne terezin e tyre dhe sju bien kujt m qaf
Përgjigjulaze hasani