Kush janë 'VIP'-at që u gjobitën nga policia/ Nga Meta e Kryemadhi tek Arbana Osmani e Erion Isai i bashkisë Kolonjë

22 Nëntor 2020, 17:36| Përditesimi: 22 Nëntor 2020, 17:39

  • Share

Çdo emër që është i njohur mundohet që të përcjellë tek fansat e tij një imazh sa më të mirë dhe të rregullt, që është në zbatim të ligjit dhe rregullave që ka shteti. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur aspak me “VIP”-at shqiptarë.

Festa e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku u kthye në një gjobë, që duhet të paguajnë të gjithë të ftuarit që morën pjesë.

Të shumtë ishin emrat e njohur që morën pjesë në 35-vjetorin e aktorit, duke nisur që nga politikanë e deri tek këngëtarë dhe aktorë.

Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ishin emrat më të lakuar që prej mbrëmjes së djeshme kur dolën pamjet.

Kreu i shtetit dhe kryetarja e një partie opozitare kanë dalë në kundërshtim të ligjit dhe rregullave që janë marrë kundër përhapjes së Covid. Kjo është një rast unik që një president shkel ligjin dhe rregullat e shtetit të vet.

Ndonëse Meta duhet të mbante një pozicion të drejtë dhe të thëriste Këshillin e Sigurisë për të folur dhe menaxhuar situatën e rëndë që është krijuar, ai është i pari që po i shkel rregullat që janë vendosur.

Por pjesë e këtij festimi ishin edhe këngëtarët Klajdi Haruni dhe Bruno, pjesë e grupit Three Dots, të cilët në kohë virusi ndezën atmosferën me këngët e tyre.

Olsi Bylyku dhe e dashura e tij Egli Tako ishin një tjetër çift, të cilët shkelën hapur rregullat që janë vendosur nga Komiteti i Ekspertëve.

Ndërkohë që edhe moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj ishin një tjetër dyshe e njohur “rebele”, që nuk kanë pranuar të zbatojnë masat e marra.

Aktori i humorit, njëherësh kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai dhe bashkëshortja e tij Ajlin Petrela nuk mund të mungonin në 35 vjetorin e Bes Kallakut, për shkak edhe të miqësisë që kanë me njëri tjetrin.

Virusi nuk e ka penguar qe Isai të udhëtonte nga Erseka drejt Tiranës për tu argëtuar. Megjithese jeton ne Tirane!

Përveç këtyre, pjesë e ditëlindjes së Bes Kallakut ishin edhe familjarët e tij, bashkëshorja Xhensila Myrtezaj, prindërit dhe gjyshja e tij, Ija.

Problkem mbetet Meta me Kryemadhin, pasi kjo e fundit ne te gjitha takimet elektorale qahet se per shkak te Rames jane katandisur per buken e gojes. Pasuria e tyure do te jete minus 60 mije leke!/TemA

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 23/11/2020 16:47

    VIPA dhe RRIPA pjesmarres

    Përgjigju
  • Turp, turp, turp - gjoba eshte pak!: 22/11/2020 19:21

    Cdo personazh publik ka nje pergjegjesi te jashtezakonshme per sjelljen e vet. Sidomos gjate nje periudhe lufte te mirefillte si kjo qe po kalojme! Imagjinoni tani sikur ne Angline e luftes se dyte boterore, gjate nje nate bombardimesh, mbreti dhe mbreteresha, bashke me parine e vendit, te shkonin per feste tek gaztori i oborrit me rastin e ditelindjes se ketij dhe ti linin gjithe dritat e lagjes ku zhvillohej ahengu ndezur! Duke rrezikuar drejteperdrejte jo vetem jetet e tyre, por edhe ato te mijera te tjereve krejt te pafajshem e te pafuqishem perballe zgjedhjes se sovranve dhe lakjeve te tyre. E mbi te gjitha duke dhene nje shembull disedukativ e shkaterrues te frymes se bashkepunimit dhe te pranimit te rregullave nga te gjithe, faktor i domosdoshem per fitoren e luftes! Maskarej si Kallaku (katunar 100% ne kuptimin me te keq te mundshem te termit) si Meta e kompani, te cileve nuk ju del e keqja ndaj ketij populli as kur shkojne te bejne qefe!

    Përgjigju
  • Noname: 22/11/2020 18:36

    Ikni e ja pastroni varrin Enverit tani! Edhe thoni pse behen nostalgjik njerezit per kohen kur ligji ishte LIGJ. Nuk kane faje keta ndyresirat e deformuara edhe nga ana gjenetike e estetike! Shifini se si jane ne pamje qe te gjithe, perveç atyre piçkellonjave te tv we e kane trurin veç per qifkulla!

    Përgjigju
  • Katnari: 22/11/2020 18:26

    Po nuk mund te rrinte katnari i Bubqit pa e festu dtl??? Edhe ai Çuçka i Kolonjes qe eshte zgjedhur nga PS por ngordh per LSI nuk mund te rrinte pa i bere kater ore rrruge deri ne Laknas? Te mos flasim per komandarin e FA, mbrojtesin, mesfushorin dhe sulmuesin e Kushtetutes bashke me bashkeshortin.

    Përgjigju
  • Ditlindja: 22/11/2020 18:21

    Po cfare vipash more,legena e legene,bashke me ciftin Meta Mona,hajdutat me te medhenj te eropes.

    Përgjigju
  • Adeci: 22/11/2020 18:06

    Per te tjeret nuk di po ai pinxhua i Kolonjes duhet shkarkuar urgjent si kryetar bashkie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?