Motore uji ne bregdet

Opinion
Periferi

Malltezi: Kush janë? Pse nuk kanë frikë?

18 Korrik 2022, 19:01| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 20:12

  • Share

Në Ksamil, ndërsa fëmijët ngjiten e zbresin nga një lodër shumë e bukur e vënë këtë vit në det, nga ato të fryrat me kështjella, ylberë e Hello Kitty, një djalosh me motor uji, fare pranë kësaj lodre gjigande nis sfidën me motorin e tij të zhurmshëm dhe dallgët. Fëmijët ndalojnë dhe e shohin, e kuptojnë situatën, dhe vazhdojnë kacavjerrjen e tyre mbi gjigandin e butë. Prindërit gjithashtu nga bregu bëhen vigjilentë.

Djaloshi, ndoshta një nga ata të personelit që jep me qira motorrët e ujit, e vazhdon lëvizjen dhe zhurmën skizofrenike (të shkurtëra dhe të shpejta), për rreth 10 minuta. Pastaj pushon dhe vendos motorrin e ujit në pritje të klientit të radhës. Nuk ndodhi asgjë. Asnjë fëmijë nuk ra në ujë nga lodra, as djaloshi nuk ju afrua aq shumë asaj. Por ama rreziku ishte: Djaloshit mund t’i shpëtonte kontrolli i mjetit nervoz dhe të shpejtë, që nuk dihet ku mund të përfundonte. Gjithësesi, djaloshi qëlloi i shkathët, i aftë, por edhe me fat.

Në plazhin e Jalës dhe në Vlorë, djem mbi gomone, duket se nuk kanë mundur ta mbajnë kontrollin e mjeteve të tyre duke plagosur dy të rinj në Jalë e një vogëlush vetëm 7 vjeç. Këtë vit në plazhin e Jugut sheh në qarkullim disa të rinj të veçantë, “të fortë”, ndonjëherë nervozë, që kanë në dorë shërbime të ndryshme lodrash e mjetesh uji. Kush janë? Dhe pse nuk kanë frikë për atë që bëjnë?

Cilëtdo qofshin, pa dashur t’i gjykojmë apo të nënkuptojmë, dikush duhet t’i mbajë në fre, t’u japë një gdhëndje të fortë veprimeve dhe adrenalinës së tyre, sa nuk është vonë. Tepër vonë.

xy/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lola: 18/07/2022 22:09

    Jan ata qe i ka frik policia, sepse policia meret me terorizimin e popullit te thjesht

    Përgjigju
  • Vin: 18/07/2022 20:51

    Jane ata qe do perfitojne nga amnistia e qeverise.Ata emigrantet qe do deklarojne parate ne te zeze.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?