Kronikë

'Kush ka zaptuar bregdetin, le t'i prishi vetë', pas paralajmërimit të Ramës, IKMT nis nesër operacionin, do prishen 15 objekte në Velipojë dhe 30 në Ksamil

6 Qershor 2021, 13:53| Përditesimi: 6 Qershor 2021, 15:00

  • Share

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë ditën e hënë operacionin për prishjen e objekteve pa leje në zonën bregdetare të vendit. Operacioni do të fillojë njëherësh në dy zona të ndryshme, Ksamil dhe Velipojë, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone.

Objektet variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.

Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IKMT Ajet Zyberi tha se nuk do të ketë asnjë tolerim.

"Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji. Nuk do të tolerojmë asnjë që toleron shkelësit e ligjit", tha Zyberi.

Më herët edhe Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndërtuesit dhe pronarët e objekteve që t'i shembin vetë, pasi në të kundërtën, pasojat do të jetë të rënda. Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore, për kryeministrin Edi Rama do të jenë prioritet për Policinë e Shtetit, njësoj si lufta ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. 

I.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjeshta: 07/06/2021 00:01

    Nuk e kuptoj,pse Bashkia i lejon ti ndërtojë, dhe shpenzimet për prishjen e piastrimin e vendita i paguajmë ne?! Unë do të gjobisja kryebashkiakët. Sepse ajo sorra e Shkodres merr lekët për lejimin e ndërtimit të tyre. Por populli shkodranë ka atë që meriton. Deri kur të votojë PD.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?