Kush kualifikohet për në fazën e dytë për kreun e BKH-së? Nesër del lista, mbi 20 kandidatë jashtë

2 Shkurt 2020, 19:03| Përditesimi: 2 Shkurt 2020, 19:13

  • Share

TIRANE-Të hënën më tre shkurt prokuroria e posaçme zyrtarizon listën e të përzgjedhurve për Byronë Kombëtare të Hetimit që kalojnë në fazën e dytë.

Burime për ReportTv nga komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave dhe shqyrtimit të dokumentacionit bënë me dije se nga 40 kandidatë, më pak se gjysma e tyre i plotësojnë kriteret duke skualifikuar për mungesë eksperience dhe dokumentesh më shumë se gjysmën e garuesve.

Në këtë listë garojnë nga kreu i gardës së republikës, numri dy i policisë së shtetit, kreu i burgjeve, kreu i kufirit, drejtuesi i prokurorisë Shkodër e shumë ekspertë, juristë dhe njohës të ekonomisë.

Lista pritet të publikohet të hënën në faqen zyrtare të BKH-s, ndërsa pas një testimi që pritet të zgjasë deri në dy muaj Shqipëria do të ketë kreun e byrosë kombëtare të hetimit.

Lexo këtu listën e aplikantëve për Drejtor të BKH-së

Komento

Komente

  • Alban: 03/02/2020 03:44

    A njihni kryeminister tjeter ne Europe, Ballkanin perfshire ketu, që te beje palaçon ne ekran ? Se nuk po luan nje skene artistike me Xhevdet Ferrin, po luan me Ermal Mamaqin. Njihni tjeter ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?