Analisti Arben Meçe në Repoltix komentoi turin e Ilir Metës dhe PL-së duke theksuar se çfarë do të bëjë ai nuk i ndryshohet imazhi i korrupsionit.
'Do ta kurorëzoj këtë lëvizje me bekimin e atij sipër. Po tha Berisha ky është personi, të gjithë kthehen resht. Meta e kuptuar, se për të anuar Berisha krah tij ti duhet të jesh një nga shërbëtorët më të zellshëm të Berishës. Ai doli me tezën Kush mi zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja. Me këtë tezë mori 30 deputetë, 20% të pushtetit lokal dhe qendror. Mori 20% të tenderave të Shqipërisë. Sot në Shqipëri imazhi i Ilir Metës, është Kush mi zgjidh hallet e mija, Ilir Meta, LSI-ja. Nuk e ndryshon dot, sado që të flasi për anti-korrupsion', tha Meçe.
Lajmi kryesor:
Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar
G.K//ReportTv.al