Festivali i Eurovision

Kush ndikoi? Eurovisioni thyen rekorde, festivali i këtij viti ishte më i shikuari në histori

15 Maj 2023, 11:53| Përditesimi: 15 Maj 2023, 11:59

  • Share

Mbrëmjen e së shtunës u mbajt finalja e edicionit të 67-të të ‘Eurovision Song Contest’, kompeticionit më të ndjekur muzikor në Evropë. Këtë vit festivali i ‘Eurovision’ u mbajt në Liverpool të Anglisë në vend të Ukrainës që nuk e pati të mundur një organizim të tillë për shkak të luftës që po zhvillohet.

Eurovision 2023 gdhendi emrin e saj në historinë e këtij festivali duke thyer rekorde shikueshmërie.

Në Mbretërinë e Bashkuar, pati një maksimum shikueshmërie prej pesë minutash nga 11 milionë njerëz dhe një shifër mesatare e shikueshmërisë prej 9.9 milionë sosh, që barazohet me 63%  të audiencës televizive.

Rekordi i mëparshëm ishte finalja e vitit 2011, kur një mesatare prej 9.5 milionë vetash u akorduan për të parë edicionin ku fitues u shpall shteti i Azerbajxhanit. Vitin e kaluar, finalja në Torino u ndoq mesatarisht nga 8.9 milionë shikues.

‘Eurovision 2023’ u fitua nga Suedia me përfaqësuese artisten Loreen, e cila gjithashtu bëri histori duke u bërë gruaja e parë që fitoi dy herë festivalin. Ajo triumfoi të shtunën me baladën e saj të fuqishme me titull “Tattoo”– që erdhi më shumë se një dekadë pas fitores së saj në vitin 2012 me këngën “Euphoria”.

Për shkak të luftës, u vendos që Eurovisioni të mbahej në Britaninë e Madhe, nënkampionja e vitit të kaluar. Liverpool-i premtoi “festën më të mirë dhe të madhe ndonjëherë” dhe, siç është pranuar gjerësisht, nuk i zhgënjeu shikuesit e këtij festivali.

Vetë spektakli ishte po aq i shkëlqyeshëm dhe përrallor siç prisnin fansat e Eurovision-it.Por ajo që ndikoi ishte Ukarina, e cila u vendos në qendër të vëmendjes së festivalit.Kërkimet, guximi, zemra dhe autenticiteti, gjithçka që është bërë  ka pasur Ukrainën në qendër

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?