Kush po i helmon qentë te Liqeni Artificial në Tiranë? Veterineri: Helmi u hodh në ushqim! Vullnetarja: Dorë e individit jo e shtetit

10 Nëntor 2022, 17:05| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 17:16

  • Share

TIRANË- Një qenush ndodhet në spital prej katër ditësh. Ai u gjet në zonën e Liqenit të Tiranës në gjendje të rëndë. Pas kontrolleve nga veterinerët, u konstatua se ishte helmuar.

Si ky qenush i sëmurë që kishte shëtitur në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, veterineri Martin Llazani ka ekzaminuar dhe tre të tjerë. Të gjithë, dyshohet të kenë konsumuar ushqim të helmuar, të hedhur në rrugë nga persona ende të paidentifikuar nga autoritet policore.

“Të katër rastet janë mirë. Është një helmim që nëse nuk gjendet shpejt nuk ka shpresa. Fosfoorganiket janë një klasë insekticidesh që blihen në farmaci bujqësore. Futen në ushqime. I pari që ka ardhur ka qenë një qen rruge. I fundit dje ka qenë me të zot”, tha ai.

Aktivistë për mbrojtjen e kafshëve nuk besojnë në rastësi. Gishtin e akuzës e ngrenë ndaj administratorëve të lokaleve, por edhe të pallateve përreth zonës.  Afërdita Halili, vullnetare që kujdeset për qentë e rrugës, është e para që ka bërë denoncimin në polici.

“Deri në këtë moment nga dita e hënë më rezultojnë 11 qe të helmuar. Këtu i kam gjetur këtu tek diga. Shkova në komisariat, bëra denoncim dhe më thonë se hetimet vazhdojnë. Dyshoj tek lokalet, kioska, administrator i pallatit tre. I helmojnë sepse i prishin bukurinë e lokalit. Aty ku ke hedhur ushqimin, fëmijës i bien një top. Me ata duar fëmija mund të preke diçka. Përpara dy orësh kam marr një ushqim me helm dhe e kam çuar në komisariat”, shtoi Llazani.

Indrit Osmani nga organizata për mbrojtjen e kafshëve, ARSA thotë se reagimet ndaj këtyre rasteve janë të pakta, ndërsa shqetësim shumë i madh sipas tij është  fenomeni i blerjes së helmeve bujqësore nga çdo njeri. 

“Shqipëria para disa vitesh ka miratuar disa nene për mbrojtjen e kafshëve që dënojnë keqtrajtimet, helmimet. për helme që mund të kryesh vrasje, mund ti hedhësh në depozitë uji apo të kryesh akte terroriste shiten pa asnjëlloj kontrolli, recete”, përfundoi veterineri.

Deri më tani, 5 qenë kanë ngordhur nga helmimi në zonën e Liqenit, ndërsa në polici rastet janë denoncuar dhe pritet zbardhja e ngjarjes.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Era: 11/11/2022 09:01

    Njerezit te Liqeni dalin per vrapim. Te gjithe e dime se qente ngacmohen nga vrapimi dhe te sulen e te hane. Sa ankoheni neper media, merrini qente dhe grumbullojini e mbajini larg qytetareve. Jeta e njerezve nuk duhet rrezikuar nga qente endacake.Jane shume te rrezikshem. Pastaj, persa i takon helmimit, eshte krim sigurisht. Por, largojini qente nga rruget!

    Përgjigju
  • Largoni qente: 10/11/2022 23:48

    Duhet sensibilizim nese bashkia ka qen ne rruge duhet të gjobitet dhe të hetohet! RAMA mund ta zgjidhe meqe eshte kohe fushate ! Kudo ne cdo qytet ka mbi 10 qen rrugash ! Beni një auditim ora 05:00-07:00 në mengjes ka qen kudo ! Audit bashkivee në zona turistike Tirane Durres Lezhe Shkoder Sarande Vlore kudo ka qen

    Përgjigju
  • Meri: 10/11/2022 21:15

    Kush nuk do kafshët,nuk do as njërzit.Kriminel....mos gjetshi paqe derisa te shkoni në botën tjetër.

    Përgjigju
    • Qytetari: 11/11/2022 10:44

      O meri si ja behet kur qente ne grupe ndjekin njerezit dhe i sulmojne. Shikoni ne rrugen Sami Frasheri afer drejtorise se policise Tirane ne çdo ore te dites ke nje grup prej 6 qensh goxha te medhej qe turren cdo njeriu qe i teket qenit Cdo njeri eshte pre e ketij grupi dhe nuk te ndahen Kush ka deshire per kafshet ti marri te kujdeset dhe te mos perrallise me ca shprehje shabllone dhe siç thote populli per njerezit qe japin mallkime Siç urofshi pesofshi

  • merita: 10/11/2022 21:01

    Jo po te mos thote njeri qe patronazhistet jane te pashpirt. Vertet fusin hundet ne punet e njerezve, por te drejtat e shtazeve i mbrojne ama... ndoshta sepse ndjejne nje lloj afrimiteti. Apo jo, Martin Llazani?

    Përgjigju
  • Liku: 10/11/2022 19:54

    Qente e rrugeve duhet te cvendosen ne ndonje vend se jane dhe infektues dhe te rrezikshem per qytetaret. Bashkia duhet te marre masa ti largoje dhe ti sistemoje ne ndonje stan.

    Përgjigju
  • Gjykata: 10/11/2022 19:30

    Në fakt nese dike e ka ngrënë qëni duhet të hedhin ne gjyq kete zonjen dhe kete djalin! Keshtu merr demshperblim personi që kafshohet nga qente e rrugeve dhe leket ja japin keto që Ju dalin zot !

    Përgjigju
  • Qeni: 10/11/2022 17:22

    Do Zoti tju hanjn qent ju qe dilni gjija ne mbrojtje ose tju hajn femijet tuaj , atehere dilni ne mbrojtje. Ose i keni helmuar vet dhe beni interesantin.

    Përgjigju
    • Gimi: 10/11/2022 19:43

      Ty qe ke vene emrin qeni , te q*fte qeni robt dhe ishalla do zoti i modh nuk rastisim ball per ball

    • Njeri: 10/11/2022 19:42

      Habitem sesi di te perdoresh teknologjine,kete platforme dhe madje te komentosh,kur rrezaton injorance te paster nga lloji i mendimit qe ke shprehur

  • Alb: 10/11/2022 17:17

    Si keta qeje ka shku edhe populli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?