Kush po i SHPËRDORON pasuritë ujore të Shqipërisë? Esencë-Report Tv

6 Dhjetor, 21:27| Përditesimi: 6 Dhjetor, 21:48

  • Share

Pasuritë ujore dhe hidroteknike të Shqipërisë, sa janë dhe cilat janë? Kush i ndërtoi veprat e mëdhe kur? A është ende Shqipëria një vend i pasur me ujë? A po thahen nga dikush ujërat e Shqipërisë apo janë duke shkuar dëm? I ftuar në Esencë Imxhinieri hidroteknik Fitim Ballo. E premte e diel, ora 21:00 në Report Tv.

Eljan Tanini: -A po thahet Shqipëria sot nga uji?

Fitim Ballo: -Shqipëria në raport me Evropën është vend i pasur me ujë, Shqipëria është më përpara Bosnjës, vjen pas Zvicrës. 44 mijë km katrorë është pellgu ujëmbledhës i Shqipërisë. Ne jemi vend me reshje, kemi qenë dhe jemi të tillë. Reshja është esenciale, duhet ta dijë bujku sa e rëndësishme është.

Eljan Tanini: Të dhënat çfarë tregojnë?

Fitim Ballo: -Dikur kishim 300 njesi matëse të Institutit Hidrometeorologjik, sot kemi vetem 2 ose 3. Sot nuk gjen dot më të dhëna. Reshje shiu më pak nga të gjitha ka Korça, Sheqerasi, madje ka arritur -25 gradë dhe 750 milimetra shi në vit atje! Reshje shiu në Theth 4600 milimetra shi… Të dhënat tona janë që nga koha e Zogut, shteti monist i kushtoi shumë vëmendje kësaj mënyre. Në pasurinë ujore të Shqipërisë futen lagunat, liqenet, lumenjtë, kënetat, burimet ujore, liqenet artificiale.

Buna, është ndër lumenjtë më të mëdhenj në Shqipëri, dikur e lundrueshme, Shqipëria ka 152 lumenj, Drini sot ka 1200 përrenj. Shqipëria ka patur 20 këneta, të gjithë lumenjtë ne vit japin 40-45 miliardë metër kub ujë në vit, përdoret 14-15 miliardë, të tjerat shkojnë kot.

Norvegjia e ka shfrytëzuar potencialin e saj hidroteknik në 80 përqind të saj në vitin 1920, ndërsa ne në vitin 2024 kemi përdorur 25-30 përqind, ne kemi vetem 8 hidrocentrale dhe 650 diga. Franca ka ndërtuar 160 mijë hidrocentrale të vegjël. Thonë shpesh: U fry lumi, liqeni, nuk fryhet! Doli Lana nga shtrati është e saktë, rritet niveli i ujit në Vjosë është e sakta.

Eljan Tanini: -Shkodra dhe Vjosa, lumenjtë pranë tyre?

Fitim Ballo: -Nyja hidroteknike e Shkodrës është nga nyjet më të vështira në Evropë me Gjadrin, Drinin, Kiri dhe Buna. Drini i Bardhë ka shumë degë. 

Vjosa 30 përqind të pellgut e ka në Greqi, në fillim ajo derdhej në Triport. Greqia ka bërë tunele me Vjosën, i ka ndryshuar rrjedhën, 20 m kub në sekondë prurjen, ka ulje, tashmë derdhet në Egje.

Digat e Hidrocentraleve bëjnë rregullimin e prurjes. Lumi Shkumbin është lumi më interesant, disa jane kthyer në atraktive.

Shqipëria është një vend shumë i pasur me burime ujore, janë rreth 400 e ca të tilla, më shumë se 1 metër kub, syri i kaltër është më i madhi .

Liqenet natyrore, janë 247 të tilla në Shqipëri. Më i madhi është ai i Shkodrës.

Liqene Artificiale janë 650 të tilla.

Laguna, janë rreth 10 të tilla duke nisur me atë të Nartës.

Ndërtimet hidroteknike në Shqipëri janë ndërtuar 300 vjet më herët. Shqipëria ka qenë e pasur gjithmonë me vepra hidroteknike, madje shumë herët kemi eksportuar lëndë të mira. 

Diga e Krapsit është ndërtuar në shekullin e tretë para erës së re.

Kanuni i Lekë Dukagjinit rregullonte edhe pasuritë ujore shqiptare, kur do të kalonte kanali i ujit prishej shtëpia, rregulloi oraret, hasmi nuk vritej kur ujiste tokat, mulliri duhet të punonte.

Murat Çelebiu ka bërë përshkrime të mira për burimet ujore shqiptare, turqit kanë folur më shumë por edhe antikët. Arkitekt Kasemi që është nga Gremshi pranë Zaloshnjes që e kanë ndërtuar spahitë, Arkitekt Sinani dhe Biçakçiu kanë folur shumë për to, ishin kryearkitektë të Perandorisë Osmane, madje kanë bërë edhe punime në Shqipëri.

Ali Pashë Tepelena ndërtoi akudokte gjithashtu. 1878, sulltani bëri një organizim që caktoi vlerat. Para vitit 1945 janë bërë 160-170 vepra hidroteknike, austriakët, gjermanët dhe italianët, rusët kanë ndërtuar për shumë qëllime, sepse vepra të tilla duhen bërë gjithmonë për shumë qëllime që të jenë efektive.

Eljan Tanini: -Si i ndërtuam ne me forcat tona këto vlera?

Fitim Ballo: -1945-1990 me forcat tona dhe me shtet tjetër, sistemi që vrau veten e tij, janë bërë kanale vaditëse dhe kulluese. 

Bonifikimet janë vepra me rëndësi, u bofikuan 20 këneta ku u përfituan 70 mijë hektar tokë, u përmirësuan 220 mijë hektarë.

277  vepra kullimi, sipërfaqe që kullohen me rrjedhë të lirë janë 230 mijë hektar tokë, sipërfaqe që kullohen me hidrovorë janë 77 mijë hektar, sipërfaqe totale kulluese është 300 e 7 mije e 900 e ca  hektar.

Gjatësia e kanaleve kulluese, 1945-1990 janë 3291 kanale kryesore dhe kanale të dytë janë 6909, kanale të tretë janë 8000 e ca, rreth 17.000 e ca km kanale vetëm për kullime. 

Në Shqipëri janë ndërtuar 36 hidrovorë, kullohet 154 mijë hektarë, prurjet 1220 metër kub në sekondë.

Maliqi ishte këneta me terrorin më të madh, inxhinirët e varur janë 6, janë pushkatuar 4 dhe 13 inxhinierë të tjerë u burgosën për sabotim. 25 inxhinierë dhe 52 teknikë trashëguam, 13 prej tyre u premë kokën.

Unë jam brezi i tretë i inxhinierëve, kam punuar 30 vjetë në atë kohë dhe 30 vjet në demokraci. Kush dënohej në ato vite e çonin në bonifikim, ishin 50 kampe të burgosurish.

Eljan Tanini: -A kanë ndërtuar shumë vepra të tilla nga të burgosurit?  

Fitim Ballo: -Nga të burgosuritjanë ndërtuar:

1945, krijimi i Fermës së Kamzës, hapje kanalesh sistemim tokash. 

1945-1952, tharja e Kenetës së Maliqit.

Hapja e Kanalit të Jubës, ndërtimi i Aerodromit Ushtarak të Kuçovës 1946-1952. 

1949-1951 ngritja e Fermës së Gosës.

Hapja e Kanalit të Bedenit, Kanali Peqin Kavajë, Kanali i Pashukut, tharja e Kënetës së Tërbufit, Aeroporti i Rinasit, Bonifikimi i Fushës së Zadrimës, Bonifikimi i Fushës së Thumanës, hapje tokash në Fushën e Torovicës, punë bujqësore në Zejmen të Lezhës, tarracat e bregdetit të Sarandës dhe Kriporja e famshme… 

Unë vetë kam nisur punë në 12 Qershor të vitit 1963.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?