Artan Kroj, inspektori i arrestuar në Durrës, kryetar i PS, për njësinë nr 3 Tiranë

Kronikë

Kush është Artan Kroj, inspektori i arrestuar, kryetar i njësisë nr 3 të PS në Tiranë/ Merrte 200 mijë lekë rryshfet nga bizneset

3 Tetor 2018, 10:21| Përditesimi: 3 Tetor 2018, 10:23

  • Share

Artan Kroj, një nga inspektorët e arrestuar në Durrës për korrupsion është kryetar i njësisë nr 3 në Tiranë për Partinë Socialiste. Shqiptarja.com ka mësuar se Kroj njihet me emrin Marjels Kroj.

Kroj është arrestuar nga policia e Durrësit, ndërkohë që ka punuar si inspektorë në drejtorinë e Tatimeve në Tiranë.

Artan Kroj akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Në bashkëpunim me dy inspektorë të tjerë, merrnin shuma parash deri në 200 mijë si rryshfet në bizneset ku shkonin për të inspektuar.


Lajmi kryesor:

“Gjoba” bizneseve, pranga tatimorëve, mes tyre zyrtari i lartë i PS (Emrat)


  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?