Kronikë

Kush është shqiptari që u ekzekutua në Spanjë, dalin të dhënat e para

5 Shtator 2018, 13:39| Përditesimi: 5 Shtator 2018, 14:33

  • Share

Kanë dalë detajet e para për identitetin e shqiptarit që u vra me armë në Spanjë, mëngjesin e kësaj të mërkure, në provincën e Terragonës në Katalonjë.

Sipas medieve spanjolle, 43-vjeçari shqiptar është Fatmir.A, i dënuar më herët për vrasjen e një 26-vjeçari shqiptar në një karburant në Cambrils në vitin 2008.

Shqiptari, në vitin 2008, e ka vrarë 26-vjeçarin për prishje të pazareve të drogës dhe prostitucionit.

Vrasja e 2008 ku viktima vrau një bashkëatdhetar

Shqiptari doli në gjyq në Gjykatën e Terragonës në vitin 2011 ku është dënuar me 6 vite burg, me rrethana lehtësuese, ku vrasja është cilësuar si vetëmbrojtje.

Fatmir.A, kishte hyrë në burg, dhe kishte dalë kohët e fundit dhe jetonte në Reus. Dyshohet se vrasja në lagjen La Pastoreta mëngjesin e sotëm ka ardhur si pasojë e hakmarrjes.

Kanë qenë 3 të shtëna të sakta në një distancë të afërt që i kanë marrë jetën. Hetuesit thonë se një nga rrethanat e vrasjes ka qenë dhe ajo se vrasësi ka qenë brenda një makine të zezë Peaguet.


Lajmi kryesor:

Vrau bashkëatdhetarin për drogë e prostitucion, ekzekutohet 43-vjeçari shqiptar në Spanjë (Emri)


/b.ha./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?