Sport

'Kush s'kërcen nuk është shkodran ohej', Shkodra 'pa gjumë', tifozët presin heronjtë e Vllaznisë në mesnatë (VIDEO)

1 Qershor 2021, 08:51| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 13:38

  • Share

SHKODËR- Si një kampione, ashtu siç e meriton është pritur në Shkodër ekipi i Vllaznisë, i cili nuk ka ardhur duarbosh, por me Kupën e Shqipërisë me vete. Ndonëse mbërritja e ekipit ka qenë pas mesnate, rreth orën 01:00, kjo nuk i ka penguar tifozët shkodranë që të dalin t'i presin në qendër të qytetit, me duartrokitje, brohorima dhe thirrjet 'Kush s'kërcen nuk është shkodran ohej'.

Të pranishëm kanë qenë dhjetëra tifozë,mes tyre edhe kryebashkiakja Voltana Ademi.

Vllaznia fitoi Kupën e Shqipërisë në ndeshjen e luajtur përballë Skëndebeut në “Air Albania”. Goli i vetëm u shënua në minutën e 39 nga Victor da Silva. Vllaznia fiton kupën e shtatë nga krijimi i Klubit dhe rikthen një trofe në Shkodër pas 13 vitesh.

VIDEO-PAMJE ME DRON NGA FESTA

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?