Kush u jep mësim gazetarëve në Shqipëri?

25 Tetor 2019, 13:01| Përditesimi: 25 Tetor 2019, 14:45

  • Share

A e keni dëgjuar ndonjëherë Mark Markun kur merr pjesë në një debat televiziv? A keni lexuar apo dëgjuar ndonjëherë Artan Fugën? I dëgjon, i lexon dhe kupton qartazi se pse gazetaria shqiptare është gremisur në kushtet, ku ndodhet sot. Mark Marku dhe Artan Fuga, duke u alternuar, siç ndodh me trashegimitë e familjeve mbreterore, kanë drejtuar në 10 vitet e fundit Departamentin e Gazetarisë dhe të Komunikimit. Asnjë prej të dyve nuk ka punuar kurrë si gazetar pervec kohës së diktaturës, asnjë prej të dyve nuk ka as idenë më të largët se çfarë është gazetaria e terrenit dhe, mbi të gjitha, asnjë prej të dyve nuk është në gjendje të ndajë faktet nga opinionet personale, ndarje, që është rregulli kryesor i gazetarisë së lirë e të pavarur. Është rregulli profesional që dallon propagandën nga informacioni. Dhe, në fakt, asnjë prej të dyve, kur marrin pjesë në një debat televiziv, nuk është në gjendje të artikulojë një pyetje të vetme: e vetmja gjë që përpiqen (disa herë me vështirësi) të shprehin, është opinioni i tyre personal politik-partiak. Megjithatë, të dy ata u kanë dhënë mësim dhe vazhdojnë t’u japin mësim studentëve të rinj shqiptarë se si bëhet gazetaria.

Duke ndjekur saktësisht të njejtin model të shtrembëruar të paraqitur nga dyshja Marku-Fuga, mjafton të ndjekësh një nga talk shoë-t e mbrëmjes, që transmetohen në të gjitha televizionet shqiptare, për të kuptuar se pjesa më e madhe e gazetarëve shqiptarë janë zhdukur dhe në vend të tyre ka vetëm “opinionistë”, të cilët, krejt si “profesorët” e tyre, nuk janë në gjendje të bëjnë pyetje, por vetëm të shprehin opinione. Dhe pikërisht ky është problemi: në talk show-t shqiptarë (gati) askush nuk di të bëjë e bën pyetjet dhe nuk ka rëndësi nëse përballë kanë kreun e qeverisë, apo kreun e opozitës. Intervistat pyetje-përgjigje janë zhdukur, për t’u zëvendësuar nga një mishmash i zhurmshëm opinionesh të ndryshme, ose furçash.       

Problemi i informacionit është serioz, pasi është katastrofik niveli i formimit. Deri kur mësimdhënia e gazetarisë do të lihet në dorë të “opinionistëve” si Mark Marku apo Artan Fuga, të rinjtë tanë do të bënin më mirë të studionin për mjekësi.

xy//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 04/11/2019 20:53

    Media thuhet se eshte pushteti i peste ,por me qellimin kryesor jo vetem te dhenies se informacionit por dhe te vertetes .Ne rastin tone vet "profesoret nuk jane gazetar te mirefillte, dhe cfar leksionesh do marrin studentet e gazetarise. Mediat e famshme kane gazetar te famshem qe nuk i dorezohen politikes por kane misionin e tyre per permiresimin e jetes social ekonomike dhe politike te vendeve te tyre.Transparenca eshte tipar dallues i tyre dhe ne rast te kundert ,ajo medie qe varet politikisht dhe baze ka fake news eshte e destinuar te mbyllet.

    Përgjigju
  • tani: 26/10/2019 18:27

    Mendoj qe punedhenesit shqiptar te mediave te mos punsoj ato studenta qe kan marre mesime,leksione nga kto professor qe ne Shqiperi ka shume me teper se cdo shtet tjeter ne bote.Profesoret ne shqiperi shiten me kandar thot nje proverb I vjeter.Bojkoti total ndaj "profesoreve" M.Marku e Fuga duhet te jete total e I menjehershem.Vetem keshtu mund te shpetohet cilesia profesionale e mesim dhenies ne arsimin e larte.(p.s.-Lojit te ketyre profesoreve ju shut edhe Xhelali Mziu,me kujtoj skecin e Z.Dedes )

    Përgjigju
  • tani: 26/10/2019 18:16

    Ha,ha ha me bane me qesh moj Bukurije.M.Marku na qenka I kulturum !!!!Po ku e mori kulturen ne Mirdite!!!!Apo nenkupton fillimin e marrjes cultures kur familja tij I hoqi cungun e filloj te flej ne jastek!!!!!!A e din cfar ka kene Mirdita moj Bukurie?Nuk besoj se mund te kene qene ne Europe vend me I prapametun e injorant.Inteligjenca natyrale e merditasve eshte shume e njohur,por kulturen e tyne vetem ti Bukurije mund ta njohesh.Leksikologjia asht edhe ajo pjese e arsenalit tand kulturor.Shkollimi te jep dije por jo culture.Ajo eshte gjenetike.

    Përgjigju
  • Çolet: 26/10/2019 09:13

    Baj gat

    Përgjigju
  • Fytyr piç besnik çafaj: 25/10/2019 21:54

    Ore mbi të gjitha mark marku torollaku është gagaç. Si mundet një gagaç të jet prefesor ? ? ? Kto gjëra vetëm në Shqiprin e mbaruar ndodhin. A ka ngel idjot pa u bër prefesor në Shqipri ? Shikoni kur xhilal mutziu është prefesor mos ngelt njeri në Ruzullin toksor pa u bër prefesor.

    Përgjigju
  • Per bukurin: 25/10/2019 18:08

    Ndonjehere nje budallallek i thene per here te pare te bene te famshem. Marku ndaj llomotit perdite, por nuk po gjen budallallekun e duhur. Por ngaterrohet dhe thote gomarlleqe

    Përgjigju
  • vjeshta: 25/10/2019 17:23

    Duke parë si e flasin shqipen...askush kam përshtypjen!

    Përgjigju
  • Student: 25/10/2019 16:26

    Te dy janë pedagogët tipike që u shesin studentëve librat e tyre Dmth në lëndët që kemi bere me ta gjithmonë na kanë shitur librat e tyre (sidomos Fuga) si pjesë studimore e lëndës (që në fakt libri nuk kishte asnjë lidhje me provimet që në bënim)

    Përgjigju
  • Kosovari: 25/10/2019 15:59

    Keta nuk po I marr te paditur, apo keqpersorues te diturise,Te dy keta jane shume te damshem per njerzimin ku cveprojne dhe jetojne,Nese keta njerez I kemi ne katedra fakultetesh.Mire thuhet,i padituri qe ulet ne vend te te diturit, eshte poaq I demshme sa edhe I dituri, qe diturin e keqperdor.

    Përgjigju
  • zzz: 25/10/2019 15:51

    Cke se cben kur niveli i ketyre tipave eshte baraz me nje kungull te papjekur, mos i merrni ne studio per opinione se shemtojne panelin me idiotesira

    Përgjigju
  • Gazetari: 25/10/2019 14:02

    Sa mire e keni fokusuar problemin. Ne fakultet vec ca servileve te shpifur te gjithe e kuptojne paaftesine e ketyre llafazaneve

    Përgjigju
  • נעים בוריציי: 25/10/2019 13:27

    Dikur mirditoret e Rubikut thonin per Gjela Biben e Gjon Perdeden qe ishin drejtues Partia aty se Kto dy jo vetem jane injorant por jane krejtesisht budallenj.Nje analogji edhe per Mark Markun:ai nund te jete I shkolluar,por ai thjesht eshte nje injorant e budalla I "shkolluar"Tipik per shqiptaret e shkollua ne Universitetet shqiptare mbas viteve 1992.Thjeshte I "shkolluar" e budalla I nevojshem per shkollen politike qe I sherben PD.Para 1944 merditoret thonin:Shkojme ne Shkoder te marrim mend.Me duket se ai nuk ka marr "mend" ne Shkoder por ne SHQUP.

    Përgjigju
    • Bukuria: 25/10/2019 15:20

      Jo mir Jo SE Mark Marku vetem budalla nuk eshte,ai eshte e vertete qe eshte partiak I djathte qe nuk eshte per Tu shqetsuar sepse te gjithe gazetaret kane krahun e tyre politik,Mark Marku eshte njeri me kulture,njeri I ditur nukbmunde te thuash eshte budalla dhe injorant.O njerez Mo's shkruaji me mllefe politike SE kjo methods tani Ka dale dhe po del jasht mode,behuni te arsyeshem dhe shkruaji meritat e gjithkujt.Mark Marku shkollen e Ka marre para 1990 dhe diturine dhe aftesine e tije gazetareske nuk jemi ne gjendje ta bejme ne komentuesit.

    • alvi: 25/10/2019 14:36

      rrofshin stacionet italiane e gjermane se kto kanalet televizive tonat kam qe nga 91 qe nuk i shof me

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?