Ish-modelja Chrissy dhe presidenti Trump

VIP & Spektakël

Kush është çifti i njohur që kundërshtoi presidentin Trump

9 Shtator 2019, 18:16| Përditesimi: 9 Shtator 2019, 18:34

  • Share

Presidenti i Amerikës Donald Trump ka ofenduar ish-modelen e njohur Chrissy Teigen me fjalën  "e ndyrë”.

Sipas BBC, presidenti sulmoi edhe bashkëshortin e saj këngëtarin e njohur  John Legend dhe Chrissy Teigen, pasi ata nuk e mbështetën në  reformën e drejtësisë penale, duke e quajtur John "të mërzitshëm".

Ish-modelja është shprehur e habitur që Trump i ka përmendur të gjithë me emër në postimin e tij përveç saj.

I ke bërë tag të gjithë përveç meje. Më ke bërë një nder zoti President”, ka shkruar Chrissy me ironi në ‘Twitter’.

Më pas edhe John Legend ka reaguar me postime të shumta, por njëri prej tyre ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

“Imagjino të jesh president i një vendi të madh dhe ta kalosh mbrëmjen e së dielës me urrejtje duke shpresuar se dikush do t’ju lavdërojë. Melania të lutem lëvdoje këtë burrë. Ai ka nevojë për ty. Vendi yt ka nevojë për ty Melania”, ka shkruar këngëtari përsëri me ironi në ‘Twitter’.

Postimet e Trump në Twitter

I gjithë debati ka nisur në Dhjetor të vitit 2018, pasi presidenti Trump nënshkroi  ligjin që do të zvogëlonte dënimin në burg për njerëzit që kryejnë vepra jo shumë të rënda apo që kanë lidhje me drogën dhe të përgatisin më mirë njerëzit në burg para se ata të dalin, përmes arsimit apo punëve profesionale dhe çifti i njohur ka kundërshtuar.

Ai pretendon se " Obama nuk mund t’i arrinte" përpjekjet e tij për reformën në drejtësi penale.

John Legend dhe Chrissy Teigen

1/4
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?