Viola Sterjo

Kush është gjyqtarja në Korçë që liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim se fëmijët e saj pësuan tronditje psiko-emocionale

21 Mars 2023, 19:02| Përditesimi: 21 Mars 2023, 19:07

  • Share

KORÇË- Gjyqtarja Eglantina Milkani në datën 8 Mars 2023, mori vendim pranë Gjykatës së Korçës për ndryshim të masës së sigurisë për ish – zyrtaren e Bashkisë Tiranë Viola Sterjo, e cila u arrestua në dhjetor të vitit 2022, për “mashtrim” me shuma të mëdha. Arrestimi i saj erdhi pas kallëzimin që disa biznesmenë kryen kundrejt saj, të cilët pretenduan se i kishin dhënë Viola Sterjos shuma të mëdha parash për të përfituar grande të majme parash nga AZHBR.

Dy muaj pas arrestimin, pala mbrojtëse kërkoi zbutje të masës së sigurisë për Sterjon, pasi sipas avokatit, gjendja e fëmijëve të saj të mitur është përkeqësuar. Mësohet se në seancë nga përfaqësuesi i Viola Sterjos është deklaruar që fëmijët kanë patur tronditje psiko-emocionale, gjë të cilën e ka mbështetur dhe me një akt ekspertimin.

Ndërkohë prokuroria është shprehur se nuk kishte dijeni mbi rrethanat familjare të Viola Sterjos, gjë e cila do ta favorizonte që në krye të herës, përsa i përket masës së sigurisë. Mbi argumentet e mësipërme Gjyqtarja Milkani, arsyetoi në vendimin e ndërrimit të masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie se shtetasja nën hetim nuk paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore ose rrezik për largim nga banesa ose prishje të provave dhe zëvendësimi i masës së saj minimizon dhe problemet e krijuara te fëmijët e saj.

Pretendimet e mbrojtjes janë mbështetur edhe nga organi i akuzës i cili pranoi mundësinë e zbutjes së masës së sigurisë për ish zyrtaren e lartë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushka: 22/03/2023 06:56

    I mori zonja leket ja dha nje pjese zonjes se kur ke leke ne shuma te Medha Ben namin. Asgje ska ndryshuar pervec infrastructures ketu asgje ska ndryshuar Po te njejetat zakone Po te njejtit njerez. Kafshe me fytyre njeriu. Po palet e demtuara apo ato nuk quhen. Un do ankohesha kudo deri sa te viheshe drejtesia ne vend.

    Përgjigju
  • Denis: 22/03/2023 02:36

    Dhurata e shokut Rama per besniket e partise....ne prag te zgjedhjeve lokale.

    Përgjigju
  • Roni: 22/03/2023 02:12

    Kur vjedhin me miliona, behen me zemer, me dhimbkje koke, gjendje e rende per femijet. Dhe gjykata jone i liron per tu shplodhur ne shtepi. Bravo. Vetingu po jep frutet e veta dita dites.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?