Kronikë
Top 24

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Ku i fshehën lekët grabitësit dhe përfshirja e shqiptarit të arratisur nga Greqia

23 Prill 2019, 19:37| Përditesimi: 23 Prill 2019, 21:25

  • Share

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha tha se dyshimet e policisë janë që paratë e grabitura në aeroportin e Rinasit teksa do të transportoheshin me avion për në Vjenë, mund të jenë fshehur nga autorët shumë pranë zonës së Rinasit.

I ftuar në studio me gazetarin Elton Qyno dhe moderatoren Ina Qirjo, gazetari Hoxha tha se kërkimet e policisë janë në trekëndëshin: Fushë-Krujë, Fushë-Prezë dhe Tapizë e Sipërme.

Duke marrë parasysh vlerën e madhe të parave të grabiturave, rreth 6 milionë euro, dhe zhurmën e madhe të krijuar për grabitjen, autorët dyshohet t'i kenë fshehur paratë pranë tunelit në Tapizë ku dogjën furgonin e dytë me të cilin u arratisën pasi Admir Murataj u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Gazetari Artan Hoxha solli në vëmendje edhe një grabitje të kryer nga i njëjti grup në Greqi, kur grabitësit shqiptarë i fshehën paratë dhe i morën ato në Greqi disa muaj më vonë pasi erdhën në Shqipëri.

"Duke qenë se ishte një vlerë e madhe parash, kërkimet e policisë, duke aktivizuar edhe SHISH, janë fokusuar mbi dyshimin që paratë të jenë ende të fshehura, strehuara në zonën afër Rinasit, nga Fushë-Kruja, Fushë-Preza, deri në Tapizë e Sipërme, ku është djegur furgoni tjetër. Ky është trekëndëshi i kërkimeve për sasinë e parave. Për shkak të zhurmës së madhe ka qenë e vështirë për tu transportuar. Edhe kur bënë grabitjen e 1 milionë eurove në Larisa, nuk i sollën menjëherë në Shqipëri, por shkuan muaj më vonë për t'i marrë", tha gazetari i Report Tv, Artan Hoxha.

Kush është shqiptari tjetër i arratisur nga burgu grek që dyshohet për grabitjen në Rinas

Gazetari Artan Hoxha, thotë se policia ka dyshime që pjesë e grupit dhe bashkëpunëtorëve të grabitësve të miliona eurove në aeroportin e Rinasit, të jetë edhe Taulant (Roland) Luli. 33-vjeçari është pjesë e grupit të shqiptarëve që në 22 mars 2013 u arratisën nga burgu i Trikallasë në Greqi, pjesë e të cilit ishin edhe Admir Murataj, i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes në Rinas më 9 prill 2019.

Po ashtu, të arratisur nga drejtësia greke ishin edhe Ilir Kupa dhe Klement Çala, ku i fundit në kërkim nga policia, si i dyshuar për grabitjen në aeroportin e Rinasit, brenda në pistën e avionëve më prill.

Taulant (Roland) Luli është nga fshati Libonik i Korçës, por policia ende nuk ka prova të forta për përfshirjen e tij.

Gazetari Artan Hoxha tha se grupi i grabitësve funksionon si një rrjet i tërë me përfshirje të shumë anëtarëve. Për vite me radhë, nga arratia ata kanë bashkëunuar në aktivitete kriminale, tha Hoxha.

Në mesnatë u arrestua në Qafë-Thanë personi i pestë për grabitjen e Rinasit. Elton Pikli nga Kruja, kasap në këtë qytet, i rritur në një lagje me Dash Kupën, të dënuar për grabitjen e atubolindave me paratë e bankave të nivelit të dytë që transportoheshin për në aeroport dhe që u sulmuan dhe grabitën në Qafë-Kashar.

Operacioni për identifikimin dhe kpajen e të dyshuarve të tjerë në grabitjen e Rinasit është ende në vijim.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • xxx: 24/04/2019 14:29

    Parate iken por me mire te kerkojne thaset.

    Përgjigju
  • Politikani: 24/04/2019 08:31

    Gjynahet e paret stregohen thote populli

    Përgjigju
  • Adam: 24/04/2019 03:34

    Eurot jane ne tunelin 503 pas malit te Krujes ne Qafshtame te groposura ne nje dhome ne krahun e djathte brenda tunelit

    Përgjigju
    • Amarilti: 24/04/2019 10:52

      Ku 3 di ti ore ... se ku jan leket

    • xreport: 24/04/2019 09:01

      shko thuaje ne polici

  • deda: 23/04/2019 23:34

    te bej nje xhiro nga tuneli policija aty jame parate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?