Për herë të parë fondi për sportin kap 2.3 miliardë lekë, ministria Kushi: Miratuam edhe pjesën e dytë, rrezikonim garat

18 Maj 2022, 13:32| Përditesimi: 18 Maj 2022, 16:57

  • Share

Për herë të parë fondi për sportin në një vit ka shkuar në 2.3 miliardë lek. Sot ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi njoftoi se është miratuar pjesa e dytë e fondit që kap vlerën e 1.6 miliardë lekëve, ndërsa fillimisht ishin lëvruar 700 milionë lekë. 

Për shkak të vonesave, me inicimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, një muaj më parë federatat e sportit në vend kërkuan që fondi të akordohej dhe siç duket nuk ka vonuar. Në fondin e akorduar përfshihen edhe shpërblimet për sportistët profesionistë, të cilët sipas minitres Kushi do shpërblehen sipas vendeve të BE-së.

“Qëllimi këtij vendimi është që të garantohet vazhdimësia e aktivitetit sportiv nga federatat sportive, pasi buxheti fillestar i akorduar ishte i pamjaftueshëm për t’i plotësuar të gjitha nevojat e tyre që të marrin pjesë në kampionate qofshin Ballkanike, Europiane apo Botërore. Me këtë shtesë fondesh shmangim rrezikun që Shqipëria të mos përfaqësohet, apo të cenohej imazhi i sportit shqiptarë në arenën ndërkombëtare.  Nëpërmjet kësaj shtese buxhetore ne mundësojmë që nga nesër të shpërblejmë këta sportistë që na kanë nderuar denjësisht në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë që synojmë mbështetjen e kampionateve europiane në Shqipëri, siç është ai i peshëngritjes që do të zhvillohet në Tiranë”, deklaroi Kushi.

K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?