Në replikë me deputeten Ina Zhupa sot në Kuvend. ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se Akademia e Studimeve Albanalogjike institucionalisht dështoi të sillet në rrugë ligjore dhe mohoi se profesorët po hidhen në rrugë.
“Kryetari i Akademisë së Shkencave është plotësisht legjitim. Akademia e Shkencave është institucioni që na bën krenar.
Nuk flitet për shkrirje por bashkim. Si me një të rënë të lapsit e mbyllni? Ja ku ka shkresat. Unë personalisht në qershor 2021 i jam drejtuar akademisë së studimeve të riorganizohet në përputhje me ligjin. por asnjëherë nuk kanë pranuar të riorganizohen sipas ligjit. Të justifikojmë shkeljen e ligjit? Nuk ka student. Nuk është regjistruar asnjë student për 8 vite. Zero.
Nuk po i hedhim në rrugë por po garantojmë transferimi në instucione të larta që kanë programe të ngjashme. Gjithçka transferohet, asgjë nuk hidhet në erë. Këta 100 studiues do të ngrihen në nivel të ri. E thoni vazhdimisht i keni bërë nder Gjinushit, sikur Gjinushi do ta marrë në shtëpi Akademinë" tha Kushi.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Arrestimi i Dakos përplas Berishën me PS-në! Balla: Ti Sali do vazhdosh t'i hash atë që s’thuhet PS-së! Irritohet Noka: Të përjashtohet nga seanca
S.G//ReportTv.al