Ministrja e Arsimit dhe atleti Izmir Smajlaj

Kushi për kampionin Izmir Smajlaj: Ambasador i shkëlqyer i yni, lartëson flamurin tonë kombëtar!

1 Mars 2021, 12:29| Përditesimi: 1 Mars 2021, 12:31

  • Share

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook ka bërë me dije takimin e zhvilluar me kampionin e Ballkanit, atletin Izmir Smajlaj.

Kushi theksoi se Smajlaj mund të jetë një ambasador i shkëlqyer i yni, gjë të cilën e ka dëshmuar edhe kohët e fundit në disa gara ndërkombëtare, AI lartëson flamurin tonë kombëtar.

“Medaljet e arta radhazi, në Vjenë, Stamboll dhe Beograd, e dëshmojnë atë si kampionin e padiskutueshëm të gadishullit Ballkanik që vazhdon të na bëjë krenarë!” cilëson ndër të tjera Ministrja Kushi ndërsa i uron atij shumë mbarësi për në Lojërat Olimpike të "Tokyo 2021".

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?