Ministrja Evis Kushi ne takim me drejtuesit e shkollave të arsimit special

Kushi takim me drejtuesit e shkollave të Arsimit Special: Gjithëpërfshirja përparësi e politikave arsimore të MASR

14 Tetor 2020, 10:24| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 10:26

  • Share

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e shkollave të arsimit special.

Në fokus të këtij takimi ishte diskutimi mbi sfidat që ka imponuar pandemia këtë vit shkollor në fushën e arsimit special, si dhe bashkërendimi i përpjekjeve për të adresuar çështje që prekin nxënësit me aftësi ndryshe. 

Gjithëpërfshirja do të jetë përherë përparësi e politikave arsimore të MASR, andaj komunikimet me drejtuesit e shkollave speciale do t’i kemi akoma më intensive në mënyrë që të rrisim ndërveprimin me ta dhe rrjedhimisht të çojmë përpara të tjera punë konkrete në funksion të mbështetjes së nxënësve të kësaj kategorie”- thotë ministrja Kushi në publikimin e saj në rrjetin social Facebook.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?