Kushi takim me ministrin e Hungarisë: Marrëveshje bashkëpunimi për programin e bursave 2021-2024

12 Shkurt 2021, 15:32| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 15:33

  • Share

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka pritur Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë Péter Szijjártó ku kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Hungarisë për programin “Stipendium Hungaricum” 2021-2024, falë të cilit çdo vit 20 studentë shqiptarë do të kenë bursë nga qeveria hungareze për të studiuar në vendin e tyre.

Ministrja Kushi cilëson së gjatë viteve të fundit janë arritur një sërë bashkëpunimesh të mira në fushën e arsimit të lartë mes dy vendeve.

“Fort e nderuar të mikprisja sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë Szijjártó Péter, me të cilin theksuam traditën shumë të mirë ndër vite mes dy vendeve tona në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës. Duke filluar nga bursat hungareze për studentët shqiptarë për të studiuar në Hungari; duke vazhduar me kurset verore të studentëve hungarezë në Shqipëri që nga viti 2015; apo edhe nëpërmjet zbatimit të programeve të përbashkëta dhe projekteve kërkimore si “Erasmus +” dhe “Horizon 2020” – tha Kushi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?