Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në kuadër të vizitës dy-ditore të delegacionit shqiptar në Turqi për shtimin e bashkëpunimeve dypalëshe mes dy vendeve tona, ka zhvilluar sot në Ankara një takim me Presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. M. A. Yekta Saraç.
Në lidhje me takimin, Ministrja Kushi nënvizon përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, shkruan se takimi ka qenë shumë i frytshëm dhe se palët kanë dakordësuar mbi planin e veprimit për hapjen së shpejti të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit (ITÜ) në Shqipëri.
Ndër të tjera, Kushi përmend faktin se kanë diskutuar gjerësisht gjithashtu për intensifikimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë nëpërmjet projekteve konkrete në fusha me interes të përbashkët për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.
Lajmi kryesor:
Nga Ankaraja, Rama zbulon projektet madhore shqiptaro-turke: Fabrikë prodhimi vaksinash, qendër kombëtare e teknologjisë së lartë! Monitorojmë rendin me dronë super inteligjentë
J.GJ./ReportTv.al