Prof. András Lánczi, Rektor i Corvinus University, ministrja Evis Kushi dhe Prof. Béla Merkely, Rektor i Semmelweis University

Kronikë

Kushi takim me rektorët në Budapest, bashkëpunim me universitetet më prestigjioze evropiane për Arsimin e Lartë

7 Qershor 2021, 16:53| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 16:58

  • Share

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi vijon me thellimin e bashkëpunimit me universitetet më prestigjioze Evropiane. Ajo është takuar në Budapest me Prof. András Lánczi, Rektor i Corvinus University, si dhe Prof. Béla Merkely, Rektor i Semmelweis University.

Ministrja Kushi e ka cilësuar një takim shumë të frytshëm, ku janë shkëmbyer ide dhe përvojë me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e cilësisë në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vendin tonë.

“Me Hungarinë kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe të hershëm dypalësh në fushën e arsimit. Në shkurt të këtij viti nënshkruam në Tiranë me Ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë së Hungarisë Z. Péter Szijjártó një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të programit hungarez të bursave për vitet 2021-2024”- thekson Kushi në statusin e saj në rrjetin social.

Ajo nënvizon se puna intensive do të vazhdojë për të konkretizuar marrëdhëniet mes dy vendeve në projekte të reja me interes të ndërsjelltë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?