Ministrja e Arsimit Evis Kushi gjatë fjalës së saj në takimin me rektorët u shpreh se do të ndërmerren hapa që të bëhet një rivlerësim i thellë ligjor për universitet.
‘Do të bëjmë një rivlerësim të thellë ligjor të universiteteve. Ne duhet të sigurohemi që universitetet tona performojnë në kuadër të ligjit dhe më pas hapi tjetër është rankimi i universiteteve. E tha dhe kryeministri që ne kemi shumë universiteteve ndërkohë që ne mund të kishim kolegje. Pastaj është shpresa që me të gjitha këto reformat që ne mund të rrisim renditjen dhe klasifikimin e Sot kam marrë informacion në lidhje me regjistrimin e universiteteve, ndërkohë që s’kanë përfunduar akoma raundet, ndërkohë që kemi vendosur që të jetë më i lirë raundi i fundit. Me statistikat që kam ne në fund të raundit të dytë jemi në të njëjtin nivel me vjet. 22514 studentë në universitetet tona. Kemi një rritje të lehtë, ka një rritje prej 414 studentë më shumë se viti i kaluar. Siç e parashikonin ishin, shkencat mjekësore, infermieria dhe IT janë më të preferuarat.’- u shpreh Kushi.
Lajmi kryesor:
Rama me rektorët: Ka pedagogët që punojnë edhe në privat dhe deklarojnë rroga si të biznesit fason! Duhet kontroll pasurie edhe për ta
M.Q.//ReportTv.al