Mot i kthjellët

Sociale

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kthjellime në të gjithë territorin, moti për sot

20 Shkurt, 07:21| Përditesimi: 20 Shkurt, 07:24

  • Share

Këtë të Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, bën me dije Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitoi shpejtësi 12 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon ishte i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -7 deri 6°C

në zonat e ulëta -5 deri 15°C

në zonat bregdetare 0 deri 16°C

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?