Foto ilustruese, FSHF

Sport

Kushtet atmosferike, shtyhen tre ndeshje në Kategorinë e Parë

14 Dhjetor 2024, 15:06| Përditesimi: 14 Dhjetor 2024, 15:09

  • Share

FSHF bën me dije se tre ndeshje të javës së 16-të të Kategorisë së Parë, të programuara për t’u luajtur sot dhe nesër do të shtyhen për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Konkretisht, ndeshjet Apolonia-Flamurtari dhe Besa-Lushnja do të luhen ditën e martë, më datë 17 dhjetor 2024, ora 13:30.

Edhe ndeshja Erzeni-Pogradeci u vendos të shtyhet, po për shkak të kushteve atmosferike dhe në dakordësi me klubet u vendos që të luhet ditën e mërkurë, ora 13:30.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?