Parku Kombëtar i Butrintit

Kushtetuesja la në fuqi marrëveshjen për Butrintin, reagon UNESCO: Po monitorojmë nga afër! Shqetësimet do të shqyrtohen

1 Maj, 14:04| Përditesimi: 31 Maj, 15:23

  • Share

UNESCO ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Parkun Kombëtar të Butrintit, e cila më 25 prill 2024 la në fuqi marrëveshjen e qeverisë shqiptare me Fondin Amerikan të Zhvillimit, për investimet në këtë park.

Në reagim, drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Lazare Eloundou Assomo, thotë se po e monitorojnë nga afër gjendjen e ruajtjes së mbrojtjes së Trashëgimisë Botërore dhe se çështja do të shqyrtohet nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e ardhshëm të 46-të, që do të mbahet në Nju Dehli, Indi, nga datat 21-31 korrik 2024. 

Reagimi i UNESCO  pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Butrintin

Drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCOs, Lazare Eloundou Assomo konfirmon se ky komitet është duke monitoruar nga afër gjendjen e ruajtjes së pronës së Trashëgimisë Botërore 'Butrint'.

Këto shqetësime do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të ardhshëm të 46-të, që do të mbahet në Nju Delhi, Indi, nga 21-31 korrik 2024.

Të shpresojmë që ky hap i ndërmarrë nga UNESCO të mos i paraprijë vendosjes së Butrintit në listën e pasurive botërore në rrezik.

Me vendimin e 25 prillit 2024 Gjykata Kushtetuese rrëzoi me shumicë votash, kërkesën e bërë nga një grup deputetësh të opozitës, për anulimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro Amerikan të zhvillimit (AADF) për krijimin e një fondacioni për menaxhimin e Butrintit. Sipas gjykatës pavarësisht se menaxhimi i Butrintit do të realizohet nga Fondi Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, roli i shtetit mbetet parësor në raport me Parkun Kombetar të Butrintit. Gjykata Kushtetuese vlerëson se marrëveshja, në tërësinë e saj, ka krijuar mekanizma garantues. 

Dy vite më parë qeveria shqiptare vendosi që menaxhimi i Parkut Kombëtar të Butrintit të kryhet nga një fondacion i krijuar nga Ministria e Kulturës dhe AADF, për një afat 10-vjeçar, me të drejtë ripërtëritje. Ligji u miratua nga Kuvendi në maj të vitit 2022 dhe shkaktoi protesta dhe debate të ndezura nga shoqëria civile dhe nga deputetët opozitarë, që dyshojnë për shfrytëzim të paligjshëm dhe antikushtetues të një pasurie të madhe të vendit, e cila mund të dëmtohet nga menaxhimi përmes kësaj forme.

 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?