Trajtimi dhe kompensimi i pronave do të vijojë sipas legjislacionit në fuqi. Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të kalojë për shqyrtim në seancë plenare një kërkesë të ish-pronarëve për rrëzimin e një prej neneve më të rëndësishme të ligjit të vitit 2015 për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave. Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji kanë rrëzuar që në dhomë këshillimi një padi të një grupi ish-pronarësh, të cilët kërkonin shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të nenit 18 të ligjit për kompensimin e pronave. Neni 18 parashikonte rrugët e zgjidhjes e rasteve të mbivendosjes së titullit të pronësisë me një tjetër titull pronësie, një nga problemet më të mprehta të pronave, që ka shoqëruar pluralizmin shqiptar.
Neni 18 parashikonte që në rastet kur evidentohen mbivendosje të së drejtës për kompensim, Agjencia e Trajtimit të Pronës bën vlerësimin përkatës, sipas përcaktimeve të këtij ligji. Sipas këtij neni, ATP-ja vijon procedurat për ekzekutimin e vendimit në pjesët që nuk kanë mbivendosje. Për pjesën që është me mbivendosje, Agjencia depoziton vlerën përkatëse në një llogari të veçantë bankare, e cila, pas zgjidhjes përfundimtare të mbivendosjes, i paguhet subjektit. Palët mund ta zgjidhin rastin me mbivendosje me marrëveshje me njëri- tjetrin ose në rrugë gjyqësore. Sipas ankimuesve, neni 18 cënon parimin i sigurisë juridike, pasi nuk i përmirëson garancitë e së drejtës së kërkuesve për gëzimin paqësor të pronës së tyre, cënon parimi e proporcionalitetit, pasi vendos mbi shpatullat e kërkuesve një barrë tejet të rëndë si dhe cënon parimin e prezumimit të pafajësisë, u kërkohet të provojnë ligjshmërinë e vendimeve të KKKP-ve.
Por ndryshe mendon trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese. Sipas trupi gjykues “neni 18 i ligjit nr. 133/2015, në pjesën që parashikon zgjidhjen me marrëveshje ose me rrugë gjyqësore të rasteve të mbivendosjes, nuk sjell pasoja negative të drejtpërdrejta dhe reale për kërkuesit, por i jep atyre mundësinë e zgjidhjes përfundimtare të situatës së konfliktit të titujve të pronësisë në funksion të garantimit në të ardhmen të të drejtave që burojnë nga e drejta e pronësisë. Jo vetëm kaq, por pikërisht shqyrtimi i çështjes nga gjykatat e juridiksionit të zakonshëm është një mjet që mund të rivendosë të drejtën e shkelur jo vetëm të kërkuesit, por edhe të subjekteve të tjera të ligjit që gjenden në këtë situatë”. Katër vite më parë, në 2016, Gjykata Kushtetuese ka lënë fuqi skemën e kompensimit të pronave.
Marsida kryeinspektorja e KLD qe mbylli me Nishanin dhe Meten te gjitha denoncimet ndaj gjyqtareve te korruptuar ne te gjitha shkallet. Rropt ku ti keni me gjithe ate qe te zgjodhi
Përgjigjupo me cfare lekesh te hapesh gjyq ????? kur ke 40 mbivendosje ??? ju jeni te korruptuar te tere...!!!!! shtet koti
Përgjigju