Kosova & Rajoni

Kushtetuesja tha se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh, Kurti: Ftesë kryetarëve të partive për të arritjen e një marrëveshje politike

27 Qershor, 10:05| Përditesimi: 27 Qershor, 11:59

  • Share

1750587747_fc7b1af9f6bd4958af4425fb1a1a.jpg

Foto: Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Kurti shprehet se kjo është një detyrë e i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë, Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti nënvizon gjithashtu se u ka dërguar ftesë kryetarëve të partive për një takim të shtunën (28 qershor).

"Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit", shkroi Albin Kurti.


Lajmi kryesor:

Ngërçi politik në Kosovë/ Seanca e 38-të shtyhet të dielën! U jepet kohë krerëve të partive për takimin me Kurtin


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?