Kushtetuesja në ngërç, skadon afati, asnjë gjyqtar nuk paraqet interes për të aplikuar

5 Nëntor 2018, 16:12| Përditesimi: 5 Nëntor 2018, 16:26

  • Share

Asnjë gjyqtar nuk ka garuar për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese edhe pse ishin 30 ditë në dispozicion në garën e hapur nga Gjykata e Lartë.

Report Tv ka mësuar ekskluzivsht nga burime pranë Gjykatës së Lartë se asnjë gjyqtar nuk ka depozituar formularin e aplikimit pas thirrjes së bërë më 5 tetor 2018.

Faksimilja i përket thirrjes së bërë më 5 tetor nga Gjykata e Lartë ku kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori kërkonte “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, në cilësinë e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, shpall hapjen e procedurës së aplikimit të kandidatëve që dëshirojnë të konkurrojnë për këtë vend vakant. Afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve, është 30 ditë nga data e publikimit të këtij njoftimi”.

Njoftimi i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ku bëhej thirrje për të aplikuar në vendet bosh për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
 

 

Njoftimi i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ku bëhej thirrje për të aplikuar në vendet bosh për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Ky refuzim i gjyqtarëve për t’u bërë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë dhe zhbllokimit të ngërçit në Gjykatën Kushtetuese i shtohet atij të prokurorëve të cilët prej afro 1 muaj nuk aplikojnë për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Më herët Report Tv ka zbardhur dhe ngërçin e krijuar në KLP ku pas thirrjes së kryeprokurores Arta Marku drejtuar vartësve të saj për të aplikuar në KLP ata nuk i janë përgjigjur.

Kjo thirrje e drejtuar gjykatësve për t’u bërë pjesë e Kushtetueses mes një sërë kriteresh kishte parashikuar për herë të parë dhe atë të kalimit me sukses të procesit të Vettingut si dhe 15 viteve eksperiencë në fushën e jurispondecës si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose jurist i lartë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albanese: 26/12/2018 17:22

    Ky hajdut vazhdon te jete ne funksionin e kryetarit te gjykates se larte?????????????? Ku eshte gjykimi I tij??????? Turp te njejtit fytyra.

    Përgjigju
  • sapa: 05/11/2018 19:02

    Veshtire ta kuptosh.Jane te gjithe te korruptuar pa dallim!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?