Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, duke çuar për rigjykim në Apelin e Posaçëm vendimet për sekuestrot ndaj 1 apartamenti në zonën e Shallvareve dhe 2 llogarive bankare, të ish bashkëshortes së tij, Albin Mançka, për cënim të të drejtës së pronësisë.
Me këtë vendim, Kushtetuesja lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrot, por rrëzon lënien në fuqi të vendimit nga ana e Apelit i Posaçëm dhe Gjykatës e Lartë, duke e kthyer për rigjykim në Apelin e Posaçëm sërish.
Ish-ministri dhe numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut të vitit të kaluar është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është vënë nën hetim nga SPAK, teksa gjithashtu dështoi në nismën juridiko-ligjore ku kundërshtonte hetimet dhe disa sekuestrime të SPAK, si kontrollet në banesa dhe sekuestrimi i një vile në Palasë. Ankimimet e tij u rrëzuan gjithashtu nga Kushtetuesja, teksa aktualisht është i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Komente
