Pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi tatimin 15% për profesionistët e lirë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ka cilësuar këtë vendim si një fitore për qytetarët dhe PD.
Teksa foli në një deklaratë për media nga Kuvendi ditën e sotme, Tabaku u shpreh tatimi mbi profesionet e lira ishte antikushtetues dhe se sipas saj nuk kishte bazë ligjore për tatimin e asaj kategorie.
“Në fituam sot një betejë sepse GJK sot doli me vendim që tatimi mbi profesionet e lira është antikushtetues, që i diskriminonte profesionet e lira. Për këtë arsye nuk ka asnjë bazë ligjore që ky tatim të trajtohet ndryshe nga profesionet e lira. Kjo është një betejë e fituar e grupit parlamentar të PD, e profesionistëve të lirë, por më tepër është një betejë e fituar për qytetarët shqiptarë”, tha Tabaku.
Lajmi kryesor:
Gjykata Kushtetuese shfuqizon tatimin 15 % për profesionet e lira! Mbetet në fuqi 23% për ata me të ardhura mbi 14 mln lekë
S.B/ReportTv.al