Kushtetuesja rrëzon 'Rithemelimin', refuzon pezullimin e ligjit për Komisionet Hetimore

27 Maj, 16:46| Përditesimi: 27 Maj, 19:59

  • Share

Me shumicë votash Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e 33 deputetëve të Rithemelimit për pezullimin e ligjit për komisionet hetimore.

Sipas gjykatës kërkesa e deputetëve të Rithemelimit nuk plotëson kriteret e nenit 45  të ligjit në lidhje me pasojat e pariparueshme dhe urgjencën në kushtet kur gjykata ka pranuar kërkesën për përshpejtim dhe gjykimi për themelin e çështjet, pritet të përfundojë së shpejti.

"Në lidhje me kërkesën për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 106, datë 21.12.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, Gjykata, pasi dëgjoi pretendimet e palëve në seancë plenare, vlerësoi se kërkesa për pezullimin e zbatimit të ligjit nuk plotëson kriteret e përcaktuara në nenin 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në lidhje me pasojat e pariparueshme dhe urgjencën, në kushtet kur Gjykata ka pranuar kërkesën e kërkuesit për përshpejtim dhe gjykimi për themelin e çështjes pritet të përfundojë së shpejti.

Për sa më sipër, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me shumicë votash,VENDOSI: Rrëzimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 106, datë 21.12.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit", njofton Kushtetuesja.

Opozita e dërgoi më 1 mars këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese pasi sipas saj është anti-kushtetues dhe kufizonte të drejtën e saj ligjore për të kontrolluar ekzekutivin. Por ndërkohë ka pranuar që dy komisionet hetimore që mori në këmbim të paqes në Kuvend, ai i TIMS dhe i Koncesioneve në shëndetësi, të vijojnë punën me ligjin e ri.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?