Politikë

Kushti i Berishës për votën e diasporës, analisti Martin Leka: Në kundërshtim me ligjin! Do e përdori si alibi për humbjen në zgjedhje! Pas 11 majit do jetë ende lider i PD

6 Shkurt, 13:58| Përditesimi: 6 Shkurt, 14:08

  • Share

TIRANË - Analisti Martin Leka foli në Report Tv lidhur me kushtin e PD-së për votën e diasporës, që të votojnë edhe ata shqiptarë jashtë që nuk kanë një dokument identifikues të shtetit shqiptar.

Ai theksoi për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, se kjo kërkesë është në kundërshtim me ligjet dhe është një alibi për opozitën, që sipas tij, po përpiqet të justifikojë humbjen e sigurt në zgjedhjet e 11 majit.

'Të mos zbatosh ligjet do të thotë që shteti kalon në kaos. Nuk e kuptoj, je emigrant në Filipine, Amerikë apo Greqi nuk ke asnjë dokument shqiptar dhe mund të votosh. Opozita nuk ka të drejtë. Janë bërë lëshime dhe ka pasur kohë për opozitën dhe PD që këto gjëra që i thotë në momentin e fundit, ti thoshte më përpara dhe të zgjidheshin këto probleme. Unë besoj se vota e diasporës nuk do bëjë ndryshime në 11 maj. Opozita po tregon se kërkon një tjetër alibi për humbjen e sigurt të zgjedhjeve më 11 maj. Ky është thelbi i këtij presioni të madh të PD dhe do marrë atë që ka gatuar. Opozita e ka të qartë se Edi Rama i fiton zgjedhjet, se PD është shkalafitur, e përçarë nuk ka frymë.

Nuk ka qasje për të fituar zgjedhjet. ai kërkon thjeshtë monopolin e opozitës. Mori PD-në kërkon ta ketë prapë në duart e veta. Mos mendoni se do japë dorëheqje pas humbjes së zgjedhjeve më 11 maj. Do qëndrojë prapë në krye të PD. Alibia që do ketë për të qenë në krye, do jetë vjedhja e zgjedhjeve dhe e fundit që nuk lejuan votuesin e diasporës që të votojë pas asnjë mjet identifikimi.'

Leka u shpreh se nuk është e arsyeshme që emigrantët pa dokumente të shtetit shqiptar të mund të votojnë, dhe se opozita ka pasur kohë për të adresuar këto çështje më herët. Ai beson se kërkesa për votën e diasporës nuk do të sjellë asnjë ndryshim në rezultatin e zgjedhjeve, duke e konsideruar atë si një manovër për të shpëtuar PD-në nga humbja.

'Sali Berisha e di frymën dhe qasjen e votës në Shqipëri ku ai është në minorancë. Këto sondazhe tregojnë për një shkatërrim total të PD-së. Qasja është dhe Berisha më mirë se askush e njeh politikën elektorale. Njeh dhe problemet që ka në partinë e vet. Shkërmoqje që do pres një sasi të caktuar mandatesh. Mendoj se nuk i kalon 45 mandatet, mund të jetë dhe më poshtë.'

Sipas Leka, aleatët tradicionalë të PD-së si PR dhe PDK janë vetëm parti simbolike dhe nuk do të luajnë rol të rëndësishëm në zgjedhje. Ai shtoi se PD mund të kishte pasur aleatë të rinj, si partitë e Alibeajt, Shehajt, Bashës dhe Lapajt, por për shkak të përçarjeve, kjo është bërë e pamundur.

'Aleatët e përhershëm të tij, PR apo PDK janë thjeshtë parti në letër. Mendoj se këto kryetarë partie me një rezolutë të shkrijnë partitë dhe të kalojnë pjesë e PD-së. Kjo është ajo çka i përket aleatëve. PD duhet të kishte aleat partitë e reja, partinë e zotit Alibeaj, partinë e Shehaj, mund të kishte aleat partinë e zotit Basha. Mund të kishte aleat partinë e zotit Lapaj. i vetmi koalicion mund të bëhej partinë Mundësia, por kjo është e pamundur me incidentin në parlament. PD është e vetme.'

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?