Politikë

Kushtoi 100 milionë lekë, për 6 muaj çahet asfalti! Dëmtohet rruga e Njësisë Luftijnë në Memaliaj, banorët: Kompania ‘Alb-Star’ punime pa cilësi

2 Prill 2021, 15:59| Përditesimi: 2 Prill 2021, 16:12

  • Share

Rruga e njësisë vendore Luftinje në Bashkinë e Memaliaj është dëmtuar vetëm 6 muaj pas rikonstruksionit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit financoi projektin me vlerë afro 100 milionë lekë dhe punimet janë kryer nga kompania e ndërtimit "Alb-Star".

Aksi rural që lidh Memaliajn me njësitë administrative Luftinjë dhe Buz është i gjatë 15 km dhe në të është punuar me cilësi të dobët shprehen banorët.

‘Rruga ka shumë probleme është çarë. Marrin një solucion ua hedhin të çarave.’ -tha një banor.

‘Rruga është çarë e tëra. Nuk e mbushën me çakël, por me dhe. U thonim por ç’bëni, na thoni ska nevojë.  Le ish-puseta që derdheshin.’- tha një tjetër.

‘Këtu qëkur e ka bërë sistemi Enver Hoxhës hodhi një llustër dhe shkoi tani pse mos ta bësh dykalimshme.’- tha një tjetër.

‘E kanë ngushtuar fare, e duam siç ka qenë. Është bërë shumë e ngushtë dhe e kanë lënë pjesërisht pa rregulluar. U kanë hedhur një shtresë zhavorrr.’- tha një banor.

‘Atje nuk këmbehen dot dy makina. Aty ndërroheshim makina. Ka korrupsion nga kompania, që të bësh atë punë. Është shumë e ngushtë. Projektin nuk e dimë, por e ngushtë është.’- u shprehën banorët.

Siç shihet dhe në pamje, rruga ka dëmtime të shumta në gjithë gjatësinë e saj. Ndërsa segmenti i fundit prej afro 3 kilometra ka mbetur pa përfunduar nga kompania Alb-Star.

Mungesa e cilësisë së punimeve u vërtetua gjatë muajve të dimrit ku rruga ka pësuar dëmtime të shumta në asfalt dhe bankina.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit në përgjigje të kërkesës së Report Tv për informacion deklaron se pas verifikime në terren janë konstatuar disa probleme, si çarje në asfalt dhe dëmtime të bankinave.

"Në segmentin e dytë me gjatësi 3 km janë evidentuar disa çarje të holla të cilat aktualisht janë trajtuar me bitum", thotë FSHZH. Po kështu edhe segmenti i katër ka pasur çarje të asfaltit.  "Bazuar në Marrëveshjen e Investimit që Fondi Shqiptar i Zhvillimit nënshkruan me Njësitë Vendore, ky aks është ende në proces kolaudimi", thuhet reagimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?