Kuteli ‘Nder i Akademisë”! Dhurohet dorëshkrimi “Tat Tanushi” që u mbajt i fshehtë për 44-vjet! I biri: Ishte një shpirt i ngrohtë, habitemi ku e gjente atë energji pozitive

8 Korrik 2022, 19:44| Përditesimi: 9 Korrik 2022, 09:52

  • Share

Ka ende shumë për të zbuluar rreth veprës e jetës së shkrimtarit e përkthyesit Ka ende shumë për të zbuluar rreth veprës e jetës së shkrimtarit e përkthyesit Mitrush Kutelit, thonë studiuesit të mbledhur në Akademinë e Shkencave në kuadër të 115-vjetorit të lindjes së tij...

“Kjo ka ndodhur edhe për shkak të karakterit shumëpërmasor të krijimtarisë së tij, por edhe për shkak se shoqëria shqiptare dhe institucionet, përfshirë Akademinë e Shkencave, Mitrush Kutelit, veprës së tij, i kanë kushtuar pak, duke i mbetur gjithnjë në borxh”, thotë Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave.

Ndaj, Akademia si shenjë të parë shpërblimi e vlerëson këtë të premte Dhimitër Paskon.

“Akademia vendosi ti akordojë mirënjohjen më të madhe që jepet nga ky institucion, atë të Nderit të Akademisë.”, thotë Gjinushi.

Ndërsa familja e shkrimtarit i dhuron institucionit të shkencave, dorëshkrimin “E madhe është gjëma e mëkatit”, e njohur edhe si “Tat Tanushi i Bubullimës”.

“Si një vepër e plotë e kryer dhe e përkryer, ‘Tan Tanushi’ çliron ideologji e mësime universale veti që këtë vepër e fut në gjirin e veprave të pavdekshme letrare. ‘Tan Tanushi’ u shkrua në vitin 1947 po u mbajt e fshehur, deri sa u botua në 91-shin. Po përse ndodhi kjo? Për shkak të ndodhisë, të tematikës dhe ideologjisë së saj”, referon studiuesi letrar e poeti Kujtim Shala.

U diskutua gjithashtu mbi dorëshkrimin “Diario di Banca Nazionale”, por edhe kontributin e tij si ekonomist në Rumani e brenda vendit, ku sërish tregoi besnikëri e kujdes në momente kritike.

“Diario della Direzione Centrale’ sjell shënime dokumentative të periudhës, sjell opinione të drejtueseve të saj mbi situatat monetare, sjell  qëndrimet e qeverisë e të Rexhep Mitrovicës në lidhje me bankën dhe situatën monetare të kohës”, thotë akademiku Anastas Angjeli.

Vepra e Kutelit u cek edhe nga të tjerë studiues, ndërsa të pranishëm ishin edhe familjarët e shkrimtarët, ku i biri, Pandeli Pasko solli  “Kutelin, të parë nga afër”…

“Kur e patëm afër, ne nuk e dinim se ishte shumë i madh, sepse ishim shumë të vegjël. Ishte një shpirt i ngrohtë në shoqëri, e i tillë ishte edhe në shtëpinë tonë. Miqësor me humor habitemi edhe sot se ku e gjente të gjithë këtë energji pozitive ky njeri”, thotë i biri , Pandeli Pasko.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?