Një media kuvajtiane ka zbuluar prezantuesen e parë virtuale të lajmeve të krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale. “Fedha” u shfaq në llogarinë në Twitter të faqes së internetit Kuvajt News si një imazh i një gruaje, me flokët ngjyrë të çelët, e veshur me një xhaketë të zezë dhe bluzë të bardhë ndërsa prezantonte.
“Unë jam Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale në Kuwait News. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë mendimet tuaja”
Abdullah Boftain, zëvendës kryeredaktor për Kuvait News, tha se Fedha në të ardhmen, do të mund të adoptojë theksin kuvajtian dhe të prezantojë buletinet e lajmeve në llogarinë e sajtit në Twitter.
“Fedha është një emër popullor, i vjetër kuvajtian që i referohet argjendit, metalit. Ne gjithmonë i imagjinojmë robotët me ngjyrë argjendi dhe metalike, kështu që i kemi kombinuar të dyja", tha Boftain.
Por ky nuk është vendi i parë që zbulon një prezantues lajmesh të krijuar nga inteligjenca artificiale. Në vitin 2018, agjencia shtetërore e lajmeve kineze zbuloi lexuesin e saj virtual të lajmeve me një kostum të mprehtë dhe një zë disi robotik.
Rritja e shpejtë e inteligjencës artificiale në nivel global pritet të sjellë përfitime si në kujdesin shëndetësor dhe eliminimin e detyrave të zakonshme, por edhe frikën mbi përhapjen e mundshme të dezinformatave.
Qenka kot, si krijojne femer spikere pa buze vici, kane nevoje te mesojne pak nga femrat shqiptare te televizionit
Përgjigju