ELBASAN- Shteti Kuvajtit dhuron 5 qendra shëndetësore për qytetin e Elbasanit .
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja ka pritur sot në një vizitë zyrtare Ambasadorin e shtetit Kuvajti në Shqipëri, Fayez Mishari Al-Jassim.
Ambasadori i shoqëruar nga gruaja e tij , ka falenderuar kreun e Bashkisë Elbasan për pritjen dhe është shprehur se Kuvajti do të jetë gjithnjë një mbështetje për Shqipërinë.
"Shteti i Kuvajtit megjithëse është kohë pandemie nuk do të reshtë së mbështeturi Bashkinë Elbasan, nëpërmjet Qendrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar e cila është partner i Ambasadës së shtetit të Kuvajtit në vendin tonë”, tha ai.
Al-Jassim premtoi që në të ardhme do të ketë projekte të tjera, një ndër to janë edhe shkollat. Ai njoftoi se nëpërmjet Fondacionit ICC Albania do të financojë edhe 3 shkolla fillore dhe një 9-vjeçare, investime këto shumë të domosdoshme për Bashkinë Elbasan. Lajmin e dha teksa ishte në inaugurimin e e shkollës "Musa Beqiri " në Labinot Mal, edhe ky investim nga Kuvajti.