Kreu i grupit parlamentar në Partisë Socialiste Bledi Çuçi tha se kanë përgatitur një raport për vlefshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës dhe sot do të marrin një vendim për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese.
‘Raportin e kemi përfunduar, e keni në sistem. Unë besoj se vendimi i GJK është ezauruar. Ne e kemi zbatuar vendimin e GJK. Shfuqizohen të dy vendimet që janë marrë nga parlamenti në lidhje me papajtueshmëri e mandatit Xhaçkës. Në mbledhjen byrosë kemi bërë të qartë që pas diskutimeve do të çojmë çështjen në Kuvend për të marrë një vendim për dërgimin e çështjes në GJK, sipas procedurës që ka rrjedhur deri tani. Sot është e qartë do çojmë një projektvendim për të dërguar çështjen sipas kërkesës së GJK.’- tha Bledi Çuçi.
Ishte Gazment Bardhi i cili kërkoi që Kuvendi të zbatojë një detyrim të Gjykatës Kushtetuese.
‘Sot kemi në rend dite detyrimin që ka Kuvendi për të zbatuar një detyrim të GJK. Ne deputetë e opozitës nuk kemi ende raportin e shumicës në këshillin e rregullores dhe mandatave. Nuk dimë cili është qëndrimi juaj, ndërprisni seancën dhe na vini në dispozicion raportin që të njihemi me qëndrimin tuaj. Ju lutem zbatoni rregulloren e Kuvendit dhe na vini në dispozicion raportin e shumicës. Besoj detyrimin për të zbatuar vendimin e GJKK-se e kemi të përbashkët. Nëse nuk e keni gati raportin ndërprisni seancën. Nuk mund të nisë nëse ne nuk kemi raportin.’- tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Mandati i Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, PS rrëzon kërkesën e opozitës! Deputetja: Bashkëshorti im vetëm investitor i asistuar, jo strategjik
M.Q./ReportTv.al