Nuk kaloi pa debate mbledhja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku deputetët e PS dhe PD replikuan për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve nga regjimi komunist.
Deputetja socialiste Blerina Gjylameti tha se qeveria i ka kushtuar vëmendjen e duhur kësaj shtrese, ndryshe nga e djathta që i la për faqe të zezë.
‘Kështu si e keni nisur, dëmshpërblimin e bëni në 2054!’- tha Kastriot Piroli.
Blerina Gjylameti Politikë me jetën e njerëzve nuk bëhet, deri në 2013 dëmshpërblimi ishte për faqe të zezë. Pd mund të kishte bërë më tepër.
Që e djathta nuk ka bërë sa duhet për krimet e komunizmit e pranoi edhe vetë deputetja e opozitës Flutura Açka.
“E djathta me ardhjen në pushtet nuk i vuri pikat mbi I”- tha Açka.
Kundër, Açka u shpreh për nismën për ndërtimin e muzeut në fshatin fshatin Reps të Mirditës. Ajo tha se muzeu për krimet e komunizmit duhet të ndërtohet në ish-burgun e Spaçit.
‘Do bëhet një shtëpi muze në Reps, jo në Spaç, janë gjëra të rënda, duhet të jemi shumë të kujdesshëm’- u shoreh Açka.
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit miratoi një rezolutë për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, ku i kërkon ndër të tjera, më shumë bashkëpunim me autoritetin e dosjeve për pasurimin e të dhënave për viktimat e komunizmit.