Kuvendi ka miratuar sot buxhetin faktit për vitin 2023 me 71 vota pro dhe 2 kundër. Gjatë votimit mungonin deputetët e opozitës (PD dhe aleatët), ndërsa dy votat kundër erdhën nga dy deputetët e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda.
Më herët pati debate për buxhetin faktik të vitit 2023, teksa kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, hodhi akuza ndaj vëllait të Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, se po abuzon me paratë e shtetit në bashkëpunim me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.
“Turmë je ti dhe çeta e hajdutëve që të rrethon ty dhe tët vëlla që do marrë në qafë veten dhe Ballukun bashkë me të. Është një hajdut në OSHEE që vjedh paratë e shqiptarëve. Ju jeni tufë dhe jo ne. Nuk e di në lexove SMS- që të kishte dërguar Rama apo banda e Durrësit, ushtari i së cilës je ti. Je një njeri ushtar i bandave të Durrësit”, u shpreh Bardhi.
Ndërkohë, deputetja e Partisë Demokratike, tha se ky buxhet nuk ofron asnjë zgjidhje për shqiptarët e thjeshtë dhe vijon traditën e buxheteve të mëparshme socialiste, të cilat shërbejnë interesat e një pakice elitare.
“Çfarë bëri qeveria për të ndihmuar qytetarët? Transferoi 80 milionë euro drejt firmave kontraktore për beton, ndërsa për pensionistët dhe administratën, nuk pati asnjë mbështetje konkrete,” tha ajo.
Ministri i Financave Petrit Malaj, në fjalën e tij lidhur me buxhetin e 2025, tha se është më i madhi në historinë e Shqipërisë.
Ai tha se në këtë buxhet parashikohen investime kapitale dhe fonde sociale. Sipas tij, buxheti e ul borxhin publik në 55 përqind nga mbi 70 përqind që ishte në vitin 2013.
'Buxheti i 2025 është më i madhi që ka njohur Shqipëria. Është buxhet që ka më shumë investime kapitale, ka alokuar fonde për çështjet sociale. Shqipëria është ndër vendet që shpenzon më tepër në rajon për çështjet sociale. Është buxhet që ul borxhin publik. Borxhi publik po shkon në 55 përqind", tha ai.
Në përfundim të seancës së sotme është votuar me 71 vota pro miratimi i buxhetit faktik të vitit 2023.
Ndërkohë gjatë votimit nuk kishte asnjë deputet të PD dhe aleatëve. Sakaq, dy deputetë të PDIU votuan kundër, Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda.
Gjatë ditës miratimi i buxhetit faktik pati debate në foltore ku pjesë e diskutimit ishin dhe deputetët e opozitës, si Bardhi, Tabaku dhe Dashamir Shehi.
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi foli në Kuvend gjatë kohësh kur diskutohej buxheti faktik i 2023. Shehi tha se ky buxhet nuk ka përmbushur disa probleme, pasi nuk janë realizuar disa investime.
Shehi u ndal edhe tek koncesionet, ku thotë se qeveria duhet t’i rishikojë. Shehi solli shembull rrugën e Arbrit për të cilën thotë se ka 10 vite që ka filluar, nisi me 280 milionë dhe ka shkuar 400 milionë dhe ende nuk ka mbaruar.
Po ashtu Shehi thotë se duhet rishikuar skema e pensioneve.
Të nderuar kolegë deputetë. Ky është buxheti faktik. Siç auditohet një ndërmarrje, këtë e kemi për detyrë ta auditojmë ne. Buxhetet e Shqipërisë kanë ardhur duke u rritur. Edhe kur kemi diskutuar të 2023 kjo punë ishte. Buxhetet do vijnë duke u rritur. Këtë fjalën buxheti më i madh, kush merret me ekonomi duhet të kuptojë që nuk ka ndonjë vlerë kjo.
Tani buxheti i 2023 a i ka përmbushur detyrimet dhe ku ka difektet. Ky buxhet po e quajmë pozitiv në përgjithësi, por nuk ka përmbushur disa probleme. Nuk u realizuan gjithë ato investimet dhe ishte goxha shifër. Ne flasim për investime përditë, por janë shifra shumë të mëdha që kur bëjmë analizën, unë them se duhet të reflektohet. Ka një shenjë të mirë, sepse në vitet e tjera bëheshin 3-4 akte normative. Ndërsa në 2023 janë bërë vetëm dy dhe unë e quaj pozitive këtë punë.
Sigurisht që ky buxheti me 8.2 miliardë nga ana e sasisë padyshim që është i madh për Shqipërinë e kësaj kohe. Por po ti bëjmë një analizë, gjysma e borxhit është ulur për shkak të zhvleftësimit të euros dhe monedhave të huaja. Unë e konsideroj pozitive dhe do të them pse nuk më tremb edhe rritja e borxhit. Po dëgjoj që në buxhetin e ri kësaj temës së PPP-ve i është gjetur një zgjidhje. Duhet të pyesim nëse këto koncesione a kanë qenë eficente për ekonominë shqiptare dhe a kanë dhënë efekte?
Unë doja ta ftoja qeverinë që t’i rishikojë koncesionet për investimet publike. Këtu kemi rrugë, rruga e Arbrit ka 10 vite që ka filluar. Nisi me 280 milionë dhe ka shkuar 400 milionë dhe ende nuk ka mbaruar. E njëjta gjë me rrugën Qukës-Qafë Plloçë, ka ardhur me rritje. E njëjta gjë edhe me këtë rrugën e Elbasanit.
Mendoj që ky buxhet, meqë është më i madhi e ka rezerva, të ndahet në 2 pjesë. Nëse duhet të bëjmë një lloj reforme Brenda këtij buxheti duhet të mbyllim disa nga plasaritjet e mëdha që ka shoqëria shqiptare. Skema e pensioneve që kemi ne këtu, nuk nxjerr më gjë, mos u lodhni kot. Këto janë të gjitha përmirësime, por janë makiazh i vogël. Duhet të marrim kurajon të fusim një fond subvencioni, një shportë, që mos të përzihet me skemën e pensioneve.
Skema do të vijë këtu, shporta do të plotësojë diferencën që kanë pensionet e vogla. Buxheti i kësaj pune do të zvogëlohet nga 10 % nga viti në vit. Pensionet minimale do të dalin nga 300 mijë lekë të vjetra. Buxheti është i shtetit shqiptar dhe të gjithë shqiptarët kanë të drejtë të marrin pjesë te mënyra e rishpërndarjes. Nëse nuk bëjmë këto gjëra, ky buxhet nuk ka për të ndryshuar aspak nga ata të tjerët.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka mbajtur sot një fjalim të ashpër në Kuvend, duke kritikuar thellësisht buxhetin faktik të vitit 2023.
Sipas saj, ky buxhet nuk ofron asnjë zgjidhje për shqiptarët e thjeshtë dhe vijon traditën e buxheteve të mëparshme socialiste, të cilat shërbejnë interesat e një pakice elitare
Tabaku nënvizoi se 2023-a ishte viti kur shqiptarët përjetuan një rritje të lartë të çmimeve, ku artikujt bazë shënuan një rritje deri në 29.5%, duke rënduar tej mase xhepat e qytetarëve.
“Çfarë bëri qeveria për të ndihmuar qytetarët? Transferoi 80 milionë euro drejt firmave kontraktore për beton, ndërsa për pensionistët dhe administratën, nuk pati asnjë mbështetje konkrete,” tha ajo.
Tabaku theksoi gjithashtu se modeli ekonomik i ndjekur nga qeveria përqendrohet vetëm në ndërtim dhe pastrim parash, duke lënë pas dore shumicën e qytetarëve.
“Shqipëria ka nevojë për një model ekonomik që i drejtohet 95% të qytetarëve dhe jo vetëm elitave,” theksoi ajo, duke i kërkuar qeverisë të mbështesë shtresën e mesme dhe të inkurajojë zhvillimin e sektorëve strategjikë si bujqësia.
Tabaku shprehu shqetësimin për praktikat e padrejta të taksimit, ku bizneset e vogla ngarkohen me gjoba dhe taksa të larta, ndërsa ekonomia e vendit vuan nga një nivel i lartë informaliteti dhe korrupsioni.
“Ky model ekonomik nuk mund të vazhdojë më. Është koha për një ekonomi që përfshin dhe mbështet të gjithë shqiptarët,” deklaroi ajo.
Jemi ne nentor 2024 dhe miratohet buxheti faktik i vitit 2023? E keni tamam, apo iu ka vajtur gishti gabim duke shkruar ne kompjuter?
Përgjigju