Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i gatshëm për t'u ulur në një tryezë të përbashkët "pajtimi" mes demokratëve, mbështetës të tij dhe atyre të Bashës.
"Jam i gatshëm për çdo propozim që vendos në epiqendër votën e lirë të demokratëve, i vetmi moment është sepse dëgjoj ndonjëherë debate, mund të them edhe analistë që flasin për çdo gjë dhe jo për votën, u them shqiptarëve se gjithçka ka ndodhur në kundërshtim me interesat e tyre këto vite, bllokimi i procesit të integrimit, largimi i të rinjve, rritja e çmimeve, por jo pagës", tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Pasi mundi PD-në më 6 mars, Berisha ftesë deputetëve demokratë: Bashkohuni me elektoratin, do të garoj për kreun e PD! Kongres pajtimi? Jam i gatshëm për çdo propozim, s'krijoj parti të re
B.K./r.k./ReportTv.al