Politikë

Kuvend/ Kalon bonusi i pensionistëve, merret në shkurt! Mandati i Vullnet Sinajt nuk shkon në Kushtetuese! Rrëzohet komisioni hetimor për Porto Romanon

31 Janar, 02:39| Përditesimi: 31 Janar, 03:07

  • Share

Kuvendi miratoi ndryshimet e parashikuara në aktin normativ të qeverisë, që i hap rrugë bonusit të pranverës për pensionistët. Bonusi do të shpërndahet për pensionistët në muajin shkurt.

Ndërsa u rrëzua kërkesa e PD-së për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Kundër votoi dhe deputeti i PD-së Bujar Leksaj.

Ajo u votua kundër nga 61 deputetë, 12 abstenim dhe 0 pro. 
 

Foto: Votimi per dergimin e mandatit të Vullnet Sinaj në Kushtetuese

U rrëzua dhe kërkesa e PD-së për ngritjen e komisionit hetimor për miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”;dhe ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Projektvendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e (i) miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d. o. o. ; dhe (iii) ndërtimit të portit të ri në Porto Romano”.  Kjo nisëm ligjore nuk u miratua. Ajo mori 1 votë pro, 1 abstenim dhe 73 kundër.

Grupi PD dorëzoi në Kuvend kërkesën në dhjetor 2024. PD kërkonte hetim parlamentar për procedurat sesi u miratua projekti dhe pikëpyetjet që lidhen me investitorin por veç Bujar Leksajt i cili votoi kundër asnjë deputet tjetër i Opozitës nuk ishte i pranishëm në sallë kur u votua pr/vendimi pak pas mesnatës së 30 janarit. 

 


Lajmi kryesor:

Kuvendi miraton pr/ligjet, resortet me 4-5 yje përjashtohen nga tatimi! Majko, Braçe e Koçi abstenojnë! Shtyhet deri më 2026 afati i aplikimit për investimet strategjike


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?